Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se më shumë se një miliardë të rritur që janë mbi peshë dhe të paktën 400 milionë që janë të dhjamosur. Megjithëse të gjithë e dimë, mjekët thonë se mënyra më e mirë për të humbur peshë është të hash më pak dhe të bësh fizkulturë më shumë. Por për gratë që janë mbi 40 vjeç, ekspertët thonë se një orë fizkulturë në ditë është e nevojshme vetëm për të ruajtur peshën aktuale. Pra sa më shumë peshë, aq më shumë lëvizje duhen për të humbur kaloritë e mara.
Jeta nuk është e drejtë; nga ana biologjike, gratë mbajnë në trupin e tyre më shumë yndyra sesa burrat, ndërsa janë gratë ato kanë nevojë për më pak kalori se burrat. Për shumicën e burrave dhe grave, një orë fizkulturën në ditët është e vështirë, në mos e pamundur.
Për shumë gra orët e ditës janë të ngarkuara me punë dhe kujdesin për familjen.
Në fund të ditës ato ndjehen të lodhura për të përgatitur darkën dhe ushqimet e gatuara shpejtë janë më të lehta, por edhe më të ngarkuara me yndyra e kalori.
Por disa gra që stërviten në këtë palestër në Boston thonë se çdo ditë përpiqen ta gjejnë kohë për fizkulturë, dikush për të ruajtur peshën, të tjera për të mbajtur trupin në formë.
Qendra amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se përqindja e amerikanëve mbi peshë është rritur 60 për qind mes viteve 1991 dhe 2000.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se më shumë se një miliardë të rritur në vende të tjera janë në të njëjtën gjendje.
Megjithëse ofrohen shumë këshilla, një studim i ri përqendrohet te gratë mbi 40 vjeç që kanë një peshë normale trupore dhe nuk mbajnë dietë. Ekspertët zbuluan se aktiviteti fizik ishte i efektshëm në kontrollin e peshës vetëm tek gratë që kanë një peshë trupore normale.
Një grup specialistësh në Spitalin Brigham të Grave në Boston studioi të dhëna nga 34 mijë gra me moshë mesatare 54 vjeç, duke i vëzhguar atë për 13 vjet.
Gratë u ndanë në tre grupe. Grupi i parë u caktua të bënte fizkulturë 60 minuta në ditë. Grupi i dytë, 30 minuta dhe i treti, rreth 15 minuta.
Të dhënat treguan se gratë që bënë më pak fizkulturë kishin më shumë të ngjarë të shtonin në peshë krahasuar me gratë që ishin më aktive.
Gjatë studimit pesha mesatare e pjesëmarrëseve u shtua me 2 presje 7 kilogramë. Ekspertët u befasuan pasi zbuluan se kur gratë kaluan mbi peshën normale, shtimi i fizkulturës nuk ndikonte në uljen e peshës. Megjithatë studimi rekomandon që gratë mbi peshë duhet të vazhdojnë të bëjnë fizkulturë, sepse edhe nëse mund të mos jetë e mjaftueshme për të mbajtur një peshë normale, fizkultura është e nevojshme për të pakësuar rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike përfshi ato të zemrës, lloje të ndryshme kanceri dhe diabetin e tipit 2.
Studiuesit thonë se ndërsa fizkultura ndihmon në parandalimin e sëmundjeve e vetmja mënyrë që gratë e shëndosha të humbasin peshë është të pakësojnë kaloritë, pra të hanë më pak. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFetish-et më të pazakonta seksuale që ndoshta nuk i keni dëgjuar kurrë
Në cilin vend jetojnë femrat me gjoksin më të madh?
Mos i hidhni qeset e përdorura të çajit, ja si mund t'i ripërdorni ato
Temperaturat në minus, metodat sekrete për ta mbajtur shtëpinë të ngrohtë
Si ta gjesh numrin tënd me fat sipas numerologjisë
Metoda më e lirë për tharjen e rrobave në dimër pa pasur nevojë për nxehtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake