LAJMI I FUNDIT:

Disa njerëz nuk duhet të pinë kafe

Disa njerëz nuk duhet të pinë kafe

Madje vetëm një ‘espreso’ në ditë mund të ketë efekt të dëmshëm në shëndetin e zemrës te një pjesë e popullatës- pohon një studim i ri.

Një filxhan i pijes së pasur me kafeinë, është i mjaftueshëm që të ngadalësojë qarkullimin e gjakut në zemër, edhe atë për 22%.

Kafeina vepron shpejtë, dhe për këtë arsye qarkullimi i gjakut ngadalësohet vetëm pas një ore të pirjes së kafes.

Pijet me kafeinë janë shumë të popullarizuara, ndërsa shkencëtarët i brengos fakti se njerëzit konsumojnë shumë pije të tilla brenda ditës.


Edhe më herët është thënë se ‘espresoja’ mund të jetë e dëmshme për zëmrën, ndërsa tani kjo është konfirmuar.

Problemi qëndron në atë se disa njerëz janë më të ndjeshëm në kafeinë, në krahasim me të tjerët, prandaj ata nuk duhet të konsumojnë aspak pije që përmbajnë kafeinë. Kurse atyre që nuk janë shumë të ndjeshëm, iu rekomandohet që të mos e teprojnë. /Telegrafi/