LAJMI I FUNDIT:

Thoni punëdhënësit atë që mendoni

Thoni punëdhënësit atë që mendoni

Një hulumtim i ri ka treguar se duke i thënë eprorit të vërtetën që mendoni për të, do të jeni më të shëndetshëm.

Psikologët janë pajtuar se shprehja e mendimeve dhe thënia e asaj që mendojnë të punësuarit ndaj punëdhënësve të tyre, i bën ata më të lumtur, më të shëndetshëm dhe njëherit i liron nga stresi.

Studimi i publikuar gjatë një konference të psikologëve britanikë në Brighton, ka përfshirë 150 menaxherë dhe punëdhënës, dhe 500 të punësuar, veç tjerash, ka treguar se punëdhënësit të cilët kuptojnë për atë se çfarë mendojnë të punësuarit e tyre- e ndryshojnë stilin dhe bëhen më efektivë. /Telegrafi/