LAJMI I FUNDIT:

Kilogramët e tepërt bëjnë të dukemi më të rinj

Kilogramët e tepërt bëjnë të dukemi më të rinj

Disa kilogramë të tepërt në moshë më të shtyrë na bëjnë të dukemi më të rinj- thonë shkencëtarët.

Një studim i realizuar së fundmi ka treguar se nuk duhet të shqetësohemi për disa kilogramë të tepërt, sepse mund të kemi dobi nga to, pasi na bëjnë të dukemi më të rinj, por kjo ndodh në vitet e vonshme të jetës.

Në studim kanë marrë pjesë 65 binjakë, ndërsa hulumtimi është bërë në drejtim që të zbulohen faktorët dhe mënyrat jetësore që na bëjnë të plakemi më tepër.

Kështu, është ardhur në përfundim se pas moshës 54-vjeçare kilogramët e tepërt na bëjnë të dukemi më të rinj se ata të cilët janë me peshë më të vogël në moshë të njëjtë.


Këtë efekt, shkencëtarët e shpjegojnë me faktin se teprica e indit dhjamor zvogëlon dëmtimet e lëkurës dhe njëherit mbulon më lehtë rrudhat. /Telegrafi/