LAJMI I FUNDIT:

Seksi në moshë të re shton rrezikun për kancer

Seksi në moshë të re shton rrezikun për kancer

Sipas shkencëtarëve britanikë, aktiviteti seksual në moshë të re dyfishon rrezikun për zhvillimin e kancerit në qafen e mitrës.

Të dhënat e botuara në British Journal of Cancer, sugjerojnë se rreziku është më i madh nëse marrëdhëniet seksuale fillojnë në moshë më të re pasi që HPV- virusi përgjegjës për këtë sëmundje ka në dispozicion kohë më të madhe për të shkaktuar dëme në rast se ndodh infeksioni.

Rezultatet e studimit të realizuar te më shumë se 20.000 femra, pohojnë se madje rreziku për zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës është më i madh te femrat që kanë pasur marrëdhënien e parë seksuale në moshën 20-vjeçare në krahasim me ato që kanë përjetuar seksin më vonë. /tch/telegrafi/