LAJMI I FUNDIT:

JO- rritjes së gjinjve nën 18 vjeç

JO- rritjes së gjinjve nën 18 vjeç

Anekënd botës shpesh dëgjohen lajme të cilat tregojnë se ndërhyrjet kirurgjike për rritjen e gjinjve kanë shkuar keq. Për këtë arsye, Italia ka vendosur t’i japë fund rrezikut të tillë, së paku kur bëhet fjalë për të rejat nën 18 vjet.

Shteti italian do të paraqesë një ligj, sipas të cilët të rinjve nën 18 vjet, do t’iu ndalohet çfarëdo ndërhyrje estetike, dhe ky akt do të konsiderohet ilegal.

Vetëm vitin e kaluar më shumë se 10.000 të reja në Itali i janë vështruar operacionit për rritjen dhe rregullimin e gjinjve, ndërsa shpenzimet e operacionit i kanë paguar prindërit.

Shumicës së tyre u janë vënë silikonë të cilët konsiderohen të rrezikshëm, madje edhe kur bëhet fjalë për kirurgë plastikë të regjistruar dhe të kontrolluar nga shteti.


Sipas të dhënave të përgjithshme, brenda një viti, në Itali 85.000 femra i nënshtrohen operimit të gjinjve, 70% e tyre për arsye estetike, ndërsa 30% për arsye shëndetësore. /Telegrafi/