Është padyshim pija më e preferuar e koktejeve, mbrëmjeve mondane me miqtë dhe netëve të gjata pa gjumë. Mund të përdoret në shumë mënyra, por mund të shijohet vetëm në një të tillë: me pak copa akulli brenda dhe me një cigare në dorë.
"Jack Daniel‘s", "Skotch", "Irish", "Burbon" apo "Canadian", ç‘rëndësi ka, ajo që vlen është aroma dhe shija, sidomos nëse është origjinale, është e vjetër dhe është përgatitur me dashuri me grurin e rritur në Skoci, drithërat irlandeze, misrin amerikan apo thekrën kanadeze.
Pak histori
Uiski, i quajtur ndryshe uji i jetës, është një distilat që prodhohet nga drithëra të llojeve të ndryshme. Bota e madhe e tyre mund të ndahet të paktën në dy grupe të mëdha, ku në të parin hyn uiski skocez, si për shembull "Glen Grant" apo "Jameson", dhe uiski amerikan e kanadez si "Jack Daniel‘s" apo "Ballantines". I pari, duke nisur që nga shekulli i 15-të, përfitohet nga distilimi i elbit të maltuar apo nga përzierja e drithërave të ndryshme. Uiski skocez mund të dalë në shitje pas tre vjetësh, ndërkohë që koha optimale është 5 vjet.
Koktejlet më të njohura në botë me bazë uiskin skocez janë dy: "Rob Roy" dhe "Rusty Nail". "Bourbon" është uiski amerikan më i përhapur në botë, që prodhohet kryesisht në zonën e Kentuckyt. Bëhet kryesisht nga përzierja e drithërave të ndryshme, kryesisht misër. Ka shije dhe aromë të veçantë dhe është uiski më i përhapur nëpër koktejlet e ndryshme, përzier me "Vermut"-in dhe lëngjet e frutave. Mund të zëvendësojë edhe uiskin kanadez dhe përdoret për përdorimin e koktejleve të tillë si "Old Fashioned", "Whisky Sourd", koktejlit kanadez, "Manhatan"-it dhe "Oriental".
Whisky apo Whiskey
Diferenca mes "whisky" dhe "whiskey" është thelbësore: whisky është ai tradicionali skocez, ndërsa kur flitet për whiskey kuptohet ai irlandez. Diferencat nuk përfundojnë këtu. Një tjetër diferencë mes tyre është se whiskey në Irlandë distilohet tri herë për të qenë më i pastër dhe më i "butë", ndryshe nga ai skocez, që distilohet vetëm dy herë.
Si pihet
Është pije që mund të pihet në çdo kohë, sipas dëshirës. Mund të shoqërohet me akull, ujë mineral, limonadë dhe pije të tjera joalkoolike. Duke parë përdorimin e tij të gjithanshëm, shumë koktejle e shohin atë si përbërës thelbësor. Në Skoci, tradicionalisht pihet para drekës, në darkë, mbrëmjeve vonë, ose si aperitiv i holluar me pak ujë. Sipas ekspertëve, mos harroni që nëse preferoni ta shtoni uiskin me ujë, ai nuk duhet të jetë mineral, por ujë i pastër çezme, pasi i pari ka një shije që zbut atë të uiskit. E ndërsa somelierët përdorin bukën për të pastruar gojën, vlerësuesit e uiskit përdorin djathin apo çokollatën e hidhur me ujë. /shqip/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëOpsioni "sekret" në makinën larëse për t'i tharë rrobat më shpejt
Refuzojnë të ndryshojnë, këto janë shenjat më kokëforta të zodiakut
Risi dhe trende në mobilimin e shtëpisë: Këshilla dhe ide kreative!
Pesë shtëpi të vendosura në vendet më të rrezikshme në botë: A do të guxonit të kalonit natën në to?
Gjëja që duhet të vendosni gjithmonë në dysheme në mënyrë që shtëpia të jetë e ngrohtë
Arsyeja e çuditshme pse nuk duhet të mbështesni kurrë kokën në dritaren e aeroplanit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës