LAJMI I FUNDIT:

Egoizëm diletantesk

Egoizëm diletantesk

Diçka nuk shkon në shtetin Greqi. Një qeveri e sapozgjdhur populiste premtoi në fillim të shkurtit, se do ta mbajë vendin e falimentuar në Eurozonë, dhe njëkohësisht se do të merret vesh me donatorët ndërkombëtarë për paketa shpëtimi të përballueshme nga populli. Në fund të qershorit bankat greke qëndrojnë të mbyllura dhe janë vendosur kontrolle për lëvizjen e kapitalit. Pensionistë të dëshpëruar rrinë në radhë, për të marrë para nga bankomatët, që shpesh janë bosh. Situata ka dalë krejtësisht nga duart. Megjithatë me shpresë për të legjitimuar taktikën e dështuar, qeveria organizon të dielën e ardhshme një referendum, që sipas qendrës së kontrollit financiar grek kushton 110 milionë euro.

Në orët dramatike, pak përpara fundit, kryeministri Aleksis Cipras shfaq një mënyrë të kuptuari të demokracisë, që mund t’i çudisë demokracitë evropiane. Në një intervistë të hollësishme për kanalin e parë televiziv grek të hënën në mbrëmje ai tha gjëra absurde: Nëse nga referendumi për kërkesat e partnerëve të Greqisë do të dalë një "Po", ai do ta respektojë rezultatin, por nuk do t’i zbatojë planet. Por, nëse shumica do të votojë me "jo", gjë për të cilën Qeveria mobilizon të gjitha rezervat e saj retorike, atëherë Athina mendon se do të ketë një kartë të fortë në dorë në vazhdimin e bisedimeve.

Kryeministri i papërvojë, që evokon vazhdimisht mandatin e popullit, paralajmëron se nuk do ta zbatojë vullnetin e popullit, që do të shprehet të dielën e ardhshme, në qoftë se ai nuk i përshtatet atij. Por nëse grekët do të votojnë, siç shpreson Cipras, atëherë ai do ta përdorë votën si armë në negociatat me huadhënësit, të cilët i braktisi vetë javën e kaluar.


Në vendin, që koketon gjithmonë me vetëimazhin si "djepi i demokracisë", sot fatet e vendit i kanë në dorë diletantë infantilë. Kryeministri grek përndryshe aq simpatik, nuk punon për të mirën e popullit, por vetëm për mbijetesën e partisë së tij. Ashtu si dhe partitë e mëdha, që ai i ka sharë aq fort dhe që u dëmtuan aq shumë në zgjedhjet në janar, të cilat kanë marrë prej dekadash rrugën drejt falimentimit të sotëm.

Por, Aleksis Cipras, që është bërë një figurë, që mban në dorë fatet e kombit dhe ndoshta të të gjithë Bashkimit Evropian, flet gjëra të pakuptimta për arsyen tonë. Por dukja të gënjen: Grekët priren të luajnë rolin e të fortit, kur kanë frikë. Prapa fasadës së rezidencës së kryeministrit përhapet prej kohësh një agoni. Katër ministra porosisin pas dyerve të mbyllura për ndryshimin e kursit, një sërë deputetësh të Syrizës në Parlamentin Evropian distancohen që nga e hëna nga linja zyrtare e partisë. Dhe të martën në mbrëmje qytetarët demonstrojnë në Athinë nën moton: "Ne duam Evopën". Një shans i fundit, i përgatitur vetë, për një Greqi tjetër, më të mirë!

Në trend

Më shumë
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë

Magazina
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës

Magazina
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni

Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni

Magazina
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali

Lajme
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë

Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë

Amerika
Spektakli i Big Brother VIP Albania nis me një klip gazmor të Gjestit

Spektakli i Big Brother VIP Albania nis me një klip gazmor të Gjestit

Magazina
Kalo në kategori