LAJMI I FUNDIT:

Të arrestuarit kosovarë po torturtohen: Të ndërhyjnë organizatat humanitare ndërkombëtare

Të arrestuarit kosovarë po torturtohen: Të ndërhyjnë organizatat humanitare ndërkombëtare

Të arrestuarit nga Kosova që supozohen se kanë qenë të përfshirë në përleshjet e armatosura në Kumanovë, po iu nënshtrohen torturave çnjerëzore në stacionet policore të Maqedonisë. Këtë e ka konfirmuar publikisht edhe avokati i njërit prej të arrestuarve.

“I vizitova katër persona në burgun e Shkupit, janë shumë të dhunuar nga ana e Policisë. Por, ajo që nuk kam parë deri më tani nga përvoja ime, të arrestuarit para se t’i japin deklaratat edhe në katin e dytë të gjykatës janë dhunuar e torturuar”, thotë për mediat avokati Naser Raufi. Ai njofton se në gjykatë ka parë një tmerr. “Disa nga të arrestuarit ende kishin plaga të pashëruara në trup, ata as nuk ishin kuruar”, thekson avokati.

Shteti maqedonas po i shkel konventat ndërkombëtare të cilat precizojnë shumë qartë rregullat që duhet zbatuar ndaj personave të dorëzuar dhe të arrestuar. Kjo trimëri me burra të lidhur tregon për qyqarllëkun e një strukture kriminale shtetërore, e cila po mundohet të kompensoj krenarinë e humbur në v. 2001.


Kosova si shtet nuk duhet të qëndroj duarkryq. Ka mekanizma e rrugë institucionale e diplomatike, përmes së cilave mund të parandalohet kjo barbari e zyrtarëve të Shkupit. Alarmi që do të vinte nga Prishtina do të aktivizonte edhe organizatat humanitare ndërkombëtare, mbi të gjitha Komitetin Evropian për Parandalimin e Torturës, Amnesty International, Human Rights Watch, Gjyqin Evropian për të Drejtat e Njeriut, Komitetin e Helsinkit etj., të cilët do të ushtronin trysni tek autoritet e Shkupit që ta ndërpresin torturën ndaj kosovarëve të arrestuar.

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe ajo e OKB-së, nënshkruese e të cilave është edhe Maqedonia, ndalon torturën si metodë në procesin e hetuesisë ndaj të arrestuarve. Në rastin e të arrestuarve kosovarë kemi të bëjmë me persona të dorëzuar, gjë që e bënë dyfish obliguese Maqedoninë si shtet që t’u përmbahet konventave ndërkombëtare që ndalojnë rreptësisht torturën.

Madje, në nenin 1 të Konventës Evropiane për parandalimin e torturës shprehimisht kërkohet që të krijohet një Komitet evropian për parandalimin e torturës dhe dënimeve, trajtimeve çnjerëzore ose poshtëruese (i quajtur tani e tutje “Komiteti”). Po sipas këtij nenin, me anë të vizitave, Komiteti shqyrton trajtimin e personave të privuar nga liria duke synuar, në rast se nevojitet, forcimin e mbrojtjes së tyre kundër torturës dhe dënimeve ose trajtimeve çnjerëzore ose poshtëruese.

Parandalimi i torturave ndaj kosovarëve të arrestuar ka edhe një funksion tjetër. Ka rrezik që fajësia të shtohet në kushtet e presionit fizik e psikik dhe në këtë mënyrë të arrestuarit të marrin dënime kapitale, duke i ngarkuar paraprakisht me vepra të cilat ata mund t’i pranojnë pas torturimeve të shumta.

Në trend

Më shumë
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Magazina
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Drilonit i dridhen duart, videoja që ka ngritur shqetësim tek përdoruesit në internet: A është mirë me shëndet?

Drilonit i dridhen duart, videoja që ka ngritur shqetësim tek përdoruesit në internet: A është mirë me shëndet?

Magazina
Tifozët e Yllit të Kuq nga Beogradi ofendojnë në palestër ambasadorin amerikan në Serbi, intervenon sigurimi për ta qetësuar situatën

Tifozët e Yllit të Kuq nga Beogradi ofendojnë në palestër ambasadorin amerikan në Serbi, intervenon sigurimi për ta qetësuar situatën

Serbia
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Kalo në kategori