LAJMI I FUNDIT:

A hahet pavarësia?!

A hahet pavarësia?!

Më 17 shkurt shteti i Kosovës po mbush 7-vjetorin e saj të pavarësisë! Por, ikja masive e qytetarëve të Kosovës drejt vendeve të perëndimit, e ka zbehur këtë festë të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Shtrohet pyetja: pse erdhëm në këtë gjendje të rëndë, që njerëzit për pak vite e pa dëshirën e tyre të dëshpërohen dhe të zhgënjehen aq shumë, sa ta refuzojnë atdheun e tyre?

Përgjigjja është fare e thjeshtë.

Falë këtyre debilëve, analfabetëve, batakçinjve, idiotëve dhe grykësve të politikës që shkatërruan dhe vodhën gjithçka, për pesëmbëdhjetë vite falimentoi shteti i Kosovës. Kjo klasë politike e pangopur, e kriminalizuar dhe e korruptuar deri në fyt, ia humbi njerëzve shpresën se këtu mund të kenë një të ardhme të ndritshme për ta dhe familjet e tyre! E, kur humbet shpresa, atëherë mbaron gjithçka.


Këtu shpresa ka humbur për të gjitha shtresat e shoqërisë, prandaj jo vetëm popullata e varfër, e papunë dhe e pashpresë po e lëshojnë me të madhe Kosovën, por edhe klasa e mesme e shoqërisë që e kanë një vend pune dhe nuk qëndrojnë keq ekonomikisht. Po ikin fëmijët e vegjël, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Po ikin edhe studentët. Po ik edhe pjesa më vitale e vendit, të rinjtë prej moshës 18-30 vjeçe. Po ikë edhe truri i Kosovës, intelektualët, gazetarët, publicistët, mjekët, mësimdhënësit, arkitektët etj. Po ikin edhe artistët, piktorët dhe sportistët. Për shkak të haraçit, konkurrencës joluajale dhe monopolit të krijuar nga disa kompani të lidhura me politikën, kanë filluar të ikin edhe bizneset e mëdha, të mesme dhe të vogla të Kosovës, për të investuar në shtetet e rajonit, si në Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi etj! E, kur të ikin bizneset vendase dhe shkojnë në shtetet fqinje për të investuar, s’mund të mbajmë shpresë që do vijnë investitorët e huaj për të investuar në Kosovë!

Prandaj, a ja vlen të festohet pavarësia e Kosovës kur ikja masive e qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës s’ka të ndaluar, dhe nëse vazhdon kështu vendi rrezikon të boshatiset e tëra dhe të shndërrohet në një shkretëtirë?

Me të drejtë qytetarët e Gjilanit iu drejtuan presidentes Jahjaga me pyetjen: ”A hahet pavarësia” ?!

Jo, pavarësia nuk hahet dhe nuk ia vlen e nuk kemi as luksin dhe asnjë arsye të festojmë, por është koha që pozita dhe opozita të reflektojnë fuqishëm dhe ta shpëtojmë Kosovën nga katastrofa!

Në trend

Më shumë
Viktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt janë nga Peja, Muhaxheri: Humbje e madhe - ngushëllime familjes Gashi

Viktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt janë nga Peja, Muhaxheri: Humbje e madhe - ngushëllime familjes Gashi

Kronikë e zezë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania

Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian

Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian

Ndërkombëtare
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

Botë
Neymar arrin marrëveshje me klubin e ri, zyrtarizimi çështje ditësh

Neymar arrin marrëveshje me klubin e ri, zyrtarizimi çështje ditësh

Ndërkombëtare
Kalo në kategori