LAJMI I FUNDIT:

Politikanë, apo ju zë gjumi natën?!

Politikanë, apo ju zë gjumi natën?!

Edhe unë kam qenë një prej atyre, që në vitin 1990 bashkë me familjen time kemi emigruar në Perëndim! Por, atëherë ka qenë ndryshe, sepse iknim nga regjimi serb! Kurse, ikjet masive të sotshme janë shumë më të dhimbshme, sepse për pesëmbëdhjetë vite rresht, kjo klasë politike e vodhi, plaçkiti dhe shkatërroi këtë popull duke ia shuar shpresat dhe duke mos i lënë perspektivë që në vendin e tij të mund të jetojë dhe të punojë!

Falë debilëve, analfabetëve, batakçinjve, idiotëve dhe grykësve të politikës që shkatërruan dhe vodhën gjithçka, për pesëmbëdhjetë vite falimentoi shteti i Kosovës !

Jo vetëm popullata e papunë dhe e pashpresë po e lëshojnë me të madhe Kosovën, por edhe bizneset e mëdha të Kosovës! E, kur të ikin bizneset vendase dhe shkojnë në shtetet fqinje për të investuar, mos të mbajmë shpresë që do vijnë investitorët e huaj për të investuar në Kosovë! Kjo është Kosova, ”storje e suksesit”! E, kjo klasë politike, por edhe shoqëria civile po sillet sikur s’po ndodh asgjë! Njerëzit me të madhe po ikin, e ata vazhdojnë të bëjnë sehir!


Por, kam edhe një pyetje: Ju që keni përgjegjësi për këtë popull, dhe duke e parë se të rinjtë po ikin dhe Kosova po zbrazet dita-ditës, a është duke ju zërë gjumi natën?!

Politikanë, nëse nuk reflektoni sa më shpejt, Kosova brenda disa muajve do t’i ngjajë një shteti fantazmë, pa popull! 

Në trend

Më shumë
Viktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt janë nga Peja, Muhaxheri: Humbje e madhe - ngushëllime familjes Gashi

Viktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt janë nga Peja, Muhaxheri: Humbje e madhe - ngushëllime familjes Gashi

Kronikë e zezë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania

Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian

Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian

Ndërkombëtare
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

Botë
Neymar arrin marrëveshje me klubin e ri, zyrtarizimi çështje ditësh

Neymar arrin marrëveshje me klubin e ri, zyrtarizimi çështje ditësh

Ndërkombëtare
Kalo në kategori