Kam ndjekur me interes dhe habi rrëfimin e një biznesmeni nga Belgjika rreth krizës së zgjatur qeveritare dhe ndikimit në ekonomi dhe shoqëri atje 3-4 vjet më parë. Ai bënte humor me titujt që mbreti u kishte vënë ndërmjetësve për bisedime me partitë politike: informator, negociator, formatues, qartësues, explorues, etj.
Sot, ndjej keqardhje që kriza na zuri edhe ne. Nuk i kemi mundësitë e Belgjikës, as përvojën shtetbërëse të saj për me ia leju vetes këtë zhagitje. Belgët u vunë në urgjencën e krijimit të qeverisë për shkak të krizës së euro-zonës dhe veҁanërisht rankimit më të ulët nga “Standard & Poor”, masë që zvogëloi kapacitetin huamarrës të vendit. Çka do e detyrojë politikën kosovare të gjejë zgjidhje?
Arsyet mund të jenë të shumta: nevoja për miratimin e buxhetit për vitin fiskal 2015, presioni ndërkombëtar, protesta qytetare, ndryshimi i ekuilibrave prej brenda nga anëtarësia e partive. Kohëzgjatja gjashtë mujore e krizës do të lërë disa pasoja afat-mesme.
1. Tërheqja e vëmendjes në profilet e liderëve të Kosovës. Secili prej tyre do të komentohet jo vetëm brenda vendit por mbi të gjitha jashtë Kosovës. Jo rastësisht, publikimi i shkrimeve me tone negative në media ndërkombëtare po ndodh gjatë këtij vakumi institucional. Arsyet e mosarritjes së marrëveshjes apo zgjidhjes do të kërkohen në tiparet e personalitetit të udhëheqësve partiakë. Nuk kanë munguar e do vazhdojnë të bëhen analiza për raportet e forcave në vend. Historia e aleancave me vende të vegjël dhe demokraci të brishta është ai i identifikimit të grupeve më të fuqishme dhe popullorë, të gatshëm të bashkëpunojnë me ndërkombëtarët. Në këto rrethana, është e paqartë se kush ka më shumë ndikim, se kush do dalë garant për paqen sociale dhe për pasojë askush nuk përkushtohet plotësisht në zgjidhjen e krizës. Kjo situatë na sjell problemin e dytë:
2. Krejt ky vëzhgim hetues, ky kalim në sitë, dëmton të gjithë, deri edhe imazhin e Kosovës. Ne përgjithësisht mendojmë se jemi burra të mirë dhe qytetarë të përgjegjshëm, mirëpo po që se do vëzhgohemi pafund dhe me tendencë, nuk jam i sigurt që do dilnim të larë. Për pasojë, dobësimi i imazhit sjell si pasojë negative rënien e investimeve direkte dhe indirekte te huaja. Krahasimi është shumë i thjeshtë për ҁdo person që ka pas bile një herë përvojë drejtuese: nëse reputacioni i presidentit të kompanisë bie, partnerët nuk kanë siguri as te ai, as te kompania që drejton, prandaj ata thjesht tërhiqen. Askush nuk merr përsipër rreziqe përtej atyre që janë racionale dhe të pranueshme. Aludoj në person, kompani apo organizatë serioze. Jam i sigurt se edhe nëse vëllimi i investimeve nuk bie, cilësia e tyre do të bie vazhdimisht.
3. Edhe unë, si shumë të tjerë, pres që indikatorët ekonomikë të tregojnë një përkeqësim të gjendjes. Ky fakt është në vetvete domethënës: pritjet tona duhet të ishin që ekonomia të shënonte rritje pozitive, ҁka nuk ka ndodhur, papunësia ka pësuar rritje të lehtë (për 1 per qind, duke krahasuar tremujorin e tretë të 2014 dhe 2013-ës) indeksi i mallrave të konsumit bazë ka rritje për të njëjtën periudhë (me 1,4 %), borxhi publik po ashtu do rritet për shkak të interesave pak më të larta. Miratimi i buxhetit është në pikëpyetje. Buxheti si akt bazë i përgjegjësisë së qeverisë ndaj qytetarëve është mënyra sesi të hyrat nga taksat e qytetarëve do tu kthehan prapë atyre përmes shërbimeve në shëndetësi, arsim, mbrojtje, drejtësi, rend etj. Nëse qeveria nuk e bën këtë, nëse parlamenti nuk është bashkëpunues, e të njejtën kohë të gjithë marrin rroga, atëherë në sytë e qytetarëve ata kanë dështuar në misionin elementar. Moskryerja e përgjegjësive të shtetit ndaj qytetarëve do të dobësojë për një kohë edhe përgjegjësinë e qytetarëve në kryerjen e detyrimeve ndaj shtetit si taksa, tatime etj. Po ashtu, humbja e besimit në politikën n’tanësi, nuk do i ndihmojë as pranimit të vendimeve të cilësdo qeveri të afërt, edhe nëse ato merren me qëllimin më të mirë për të çuar vendin përpara..Dalja nga kriza nuk do e zbusë këtë qëndrim. Përkundrazi, asgjë që do ndodhë nuk është paraparë: kur qeveria të formohet, zgjidhja do duket aq e lehtë saqë krejt përgjegjësia prapë do i shkojë spektrit politik, për zvarritje të qëllimshme apo paaftësi negociuese.
4. Nuk duhet të harrojmë se shumë shpejt do të rifillojnë bisedimet në kuadër të “normalizimit” me Serbinë. Është bërë e qartë se nga këto bisedime Serbia synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian – pa pretenduar Kosovën, çka i hap rrugë vendit tonë të kërkojë ulësen në Kombet e Bashkuara. Të dyja vendet kanë interes, mirëpo Serbia do të përfitojë, siç ka përfituar çdo herë, edhe nga situata e tanishme, për ta prezantuar shtetin e Kosovës të paaftë në mbrojtjen e mirëqenien e minoritetit serb të Kosovës. Rreziku pra është që Serbia të kërkojë edhe më shumë të drejta në negociatat e ardhshme.
5. Gjendja e tanishme do të reflektojë negativisht edhe në të gjitha proceset integruese të Kosovës. Pasojat do te ndjehen përgjatë krejt 2015-ës. Raporti i progresit i shtatorit të ardhshëm nuk do jetë shumë i kënaqshëm për ne. Nga ana tjetër, po shohim se liderët e Kosovës – presidentja, kryeministri në largim, ministrat– po janë më pak të pranishëm në eventet ndërkombëtare. Kjo ndodh sepse nuk kanë çka thonë dhe se u ka mbetur pak kredibilitet. Krejt e dinë se detyra e parë e politikës është të prodhojë rezultate e këto rezultate po mungojnë.
Ndaj është tepër e rëndësishme që dalja nga kriza të jetë sa më bindëse, kurse periudha e shërimit të besimit sa më e shpejtë. Nëse është e vërtetë thënia se një histori e keqe jep një rrëfim të mirë, atëherë unë kam çka i tregoj biznesmenit nga Belgjika. Mirëpo preferoj historinë e mirë e rrëfimin e keq. Le të shpresojmë që ky ngërç politik të zgjidhet sa më shpejtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të mbani sapun pranë shtratit sa herë që flini?
I "uritur" për më shumë minuta - Arda Guler pajtohet t'i bashkohet gjigantit evropian këtë muaj
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
"Vjedhja e sezonit" - si iu mohua Benficas penalltia sekonda para se Raphinha ta shënonte golin e fitores
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!