Gjithnjë e më shumë xhihadistë shkojnë nga Gjermania në Siri dhe Irak. Atje vrasin civilë të pafajshëm. Mes tyre dhe neonazistëve ekzistojnë paralele interesante.
Vdekja vjen ngadalë. Dhe lexuesit e "Süddeutsche Zeitung" mund ta ndjekin ardhjen e saj në faqen kryesore të gazetës. Gazeta tregon pesë pamje të marra me kamera nga tre pozicione të ndryshme. Në pamjet e 19 korrikut të këtij viti shihet një makinë e bardhë. Ngadalë ajo lëviz në drejtim të një pike kontrolli në qendër të Bagdadit. Pasi e arrin drejtuesi i mjetet e hedh makinën në erë. 54 njerëz vdesin, një numër personash mbeten të plagosur dhe gjymtuar. Drejtuesi i mjetit, sipas informacioneve të deritanishme është një i ri me origjinë turke nga qyteti Ennepetal në mes të landit të Renanisë Veriore – Vestfalisë në Gjermani. Ahmet C., siç quhet i riu, kishte mbërritur vetëm pak orë më parë në Bagdad. Po aq shpejt u zhvillua edhe radikalizimi i tij deri në atentatin vrastar.
Në mars të këtij viti ai paraqitet në Facebook me dy foto: njëra e tregon atë me një shishe uiski dhe cigare. Ndërsa tjera si mysliman që po lutet. "Nuk është shumë vonë", e komenton ai transformimin e tij nga mëkatar në besimtar të mirë, një besimtar që katër muaj më vonë do të vrasë 50 vetë.
Si ndodh ky transformim? Dhe para së gjithash: si mund të zhvillohet brenda vetëm pak muajsh kjo gatishmëri për dhunë? Shpjegimet e ofruara nga sociologët dhe psikologët depërtojnë deri në thelb të fenomenit: transformimi është aq i pakuptueshëm sa mund të analizohet pikë më pikë deri në hollësitë më të imëta. Sidoqoftë ka disa pika referimi që përsëriten: ndjenja e të qenit i përjashtuar dhe i braktisur; mungesa e kontrollit mbi jetën e vet, dhe pamundësia për të gjetur një vend në shoqëri. Nuk është rastësi që e vetëquajtura "policia e Sheriatit" e cila patrullonte në gusht të këtij viti në Wuppertal, shpresonte të gjente simpatizantë në sallonet e lojërave të fatit.
Sallonet e lojërave të fatit janë vende në të cilat takohen njerëz që kanë para së gjithash një gjë: shumë kohë dhe në të njëjtën kohë shumë pak plane për jetën e tyre. Kush i premton njerëzve një jetë të re gjen jo pak vetë që interesohen për këtë përreth salloneve të lojërave të fatit. I ashtuquajturi xhihadizëm pop me emblemat e tij përkatëse, xhaketa të gjata, mjekra të fuqishme, parullat e thjeshta u ofron përkrahësve të tij ndjenjën e mrekullueshme se nuk janë më në skaj por në qendër. Në qendër të një grupi me mendime të ndriçuara që duan ta kthejnë me kokë poshtë shoqërinë.
Nga aspekti psikologjik kjo dinamikë i përgjigjet pikërisht asaj që, bashkon edhe neonazistët gjermanë edhe pse me tjetër kah. Ata gjenden kryesisht në lindje të Gjermanisë. Në perëndim dominojnë xhihadistët, xhihadistët pop, nga të cilët disa bëhen vrasës në masë. 400 luftëtarë vlerëson Agjencia për Mbrojtjen e Kushtetutës, kanë shkuar ndërkohë në Irak dhe Siri. Të paktën pesë prej tyre kanë kryer atje atentate vetëvrasëse. Për të shfuqizuar shpirtin e keq të xhihadizmit do të duhen vite.
Thelbi i përpjekjeve do të përfundojë në një pikë qendrore: ofrim i kuptimit për jetën. Xhihadistëve potencialë duhet t’u ofrohet një vend në jetë dhe shoqëri. Ekstremizmi nuk lulëzon në qendër të shoqërisë por në skajet e saj.
Por, fillimisht do të jetë e rëndësishme të vihet nën kontroll rreziku akut. Aktualisht autoritetet gjermane të sigurisë merren kryesisht me dy çështje: si të ndalohen xhihadistët e rinj të dalin jashtë vendit? Dhe si duhen trajtuar të kthyerit nga zonat e luftës? Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Mazière ka bërë disa propozime. Në diskutim është për shembull heqja e pasaportës xhihadistëve gjermanë. Po kështu një opsion është edhe ashpërsimi i ligjit për të huajt. Me këtë duhet të bëhet e mundur që ekstremistët që jetojnë në Gjermani të dëbohen më lehtë.
Aktualisht propozimet po shqyrtohen nga një grup pune me përfaqësues të Federatës dhe landeve. Situata aktuale është kaq e vështirë edhe sepse skena xhihadiste është e vështirë të kuptohet. Kufijtë mes alarmit dhe alarmizmit, vigjilencës dhe histerisë mund të zhduken lehtë. E megjithatë ky diskutim duhet zhvilluar edhe pse deri tani mund të duket i mprehtë. Dhe duhet të vijë një kohë edhe për përballjen me pasojat. Këtë shteti ligjor gjerman e ka detyrim jo vetëm para qytetarëve të tij por edhe gjithë atyre sirianëve dhe irakianëve të cilët janë vrarë ose mund të vriten nga xhihadistë të ardhur nga Gjermania.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIa përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime