Ajo që po ndodh aktualisht në skenën politike në Kosovë lirisht mund ta përkufizojmë me termin “hallakamë politike”, që natyrisht e ka qëllimin e vetë pse bëhet nga akterët politik në vend. Duket se qëllimin më të qartë e ka Hashim Thaçi, i cili është një nga protagonistet kryesor të kësaj “hallakame politike”, bashkë me Gjykatën Kushtetuese dhe Enver Hasanin, në mënyrën se si interpretohet Kushtetuta me ndikimin politik.
Ajo që po ndodh me situatën politike në Kosovë paraqet situatën e parë të llojit të tillë të krijuar ndonjëherë. Mund të thuhet se është proces normal dhe demokratik që mund të ndodh kudo në shtetet e zhvilluara.
Por, në shtetet e zhvilluara interesat personale nuk vihen para interesave shtetërore, ashtu siç po ndodh në Kosovë, ku shteti mund të funksionojë normalisht edhe nëse vonojnë të themelohen institucionet, sepse gjithçka është në vendin e vetë, për gjithçka është krijuar sistemi ndër vite dhe secili e bën punën e vetë pa u ndikuar nga situatat politike ashtu siç ndodh në Kosovë.
Pavarësisht sa demokratike mund të jetë ky proces, Kosova nuk e ka luksin të humbas kohë në krijimin e institucioneve, sepse ne nuk jemi shtet i zhvilluar, ne jemi shtet i varfër, i korruptuar, ku krimi i organizuar është bërë pjesë e këtij sistemi, e veçanërisht këto dy mandatet e qeveris Thaçi. Këto elemente kanë ardhur në shprehje aq shumë sa që mund të vërehen – siç thotë populli – nga aeroplani.
Konsideroj se hallakamën politike është duke e provokuar Hashim Thaçi me të gjitha mundësitë që i ka në dispozicion. Nga muaji qershor, atëherë kur edhe përfunduan zgjedhjet, kemi pasur rastin të shohim spektakle arrestimesh, tendencë të shpërqendrimin e vëmendjes të opinionit publik, tendencë për blerje të kohës, tendencë për blerje deputetësh, deri tek bashkëpunimet e tij me Beogradin në mënyrë indirekte përmes “Listës Serbe” që vetë i legjitimoi përmes procesit të bisedimeve me Serbinë – nga strukturat paralele në deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Mund të jetë e dhimbshme të mos jesh në pushtet, e sidomos kur përfiton shumë në aspektin personal ashtu siç përfitoi Hashim Thaçi dhe shokët e tij. Por, shumë herë më e dhimbshme për Kosovën do të jetë një pushtet i ardhshëm i PDK-së dhe Hashim Thaçit.
Duke jetuar në një vend siç është Kosova, çdo provokim i situatës politike mund të prodhojë krizë politike, ekonomike dhe sociale, që jo larg mendsh mund të prodhojë edhe trazira për të cilat ndoshta nuk mund t’i paramendojmë pasojat.
Kosova më shumë se kur ka nevojë për ta bërë kthesën e madhe në përmirësimin e imazhit të saj që e dëmtoi rëndë qeveria në ikje e Thaçit dhe që e konfirmuan edhe shumë raporte ndërkombëtare për nivelin e kapjes së shtetit nga ky pushtet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Gjesti, G bani dhe Egli kurdisin një plan ‘të rrezikshëm’, i japin dorën njëri-tjetrit edhe për Zarf të Zi
Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias
Planet sekrete vazhdojnë: Gjesti dhe G Bani rrezikojnë penalizim me veprimet e fundit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës