Dëshira e PDK-së është të shkojmë prapë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Në pamundësi që ta krijojë Qeverinë, përmes “filialit” të saj juridik, Gjykatës Kushtetuese, po mundohet ta dërgojë vendin prapë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Por, ajo duhet ta kuptojë një gjë, që s’do kemi prapë zgjedhje. Kjo gjë ka marrë fund. Më 8 qershor u mbajtën zgjedhjet, sovrani dha verdiktin e tij dhe 70 për qind votuan kundër PDK-së. Zgjedhjet do të ishin opsion vetëm nëse asnjë koalicion nuk do t’i kishte numrat për krijimin e Qeverisë. Por, derisa kemi koalicionin LDK-AAK-NISMA që i kanë numrat për krijimin e Qeverisë, s’kemi pse të shkojmë edhe njëherë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Gjykata Kushtetuese s’mund ta mbajë “pezull” postin e kryetarit të Kuvendit dhe funksionimin e plotë të Kuvendit. Më 17 korrik, në seancën konstituive të Kuvendit, 120 deputetë e dhanë betimin. 83 deputetë të Kuvendit të Kosovës votuan dhe në mënyrë legjitime zgjodhën kryetarin e Kuvendit dhe dy nënkryetarët.
Në fillim të gushtit edhe deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit morën pagat e tyre. Kështu që puna e konstituimit të Kuvendit ka marrë fund. Do të ishte shkelje e Kushtetutës nëse për hir të PDK-së të kthehej çdo gjë nga pika “zero” dhe të shkelej vullneti i shumicës së deputetëve. Kështu do shkelej edhe vullneti i shumicës së elektoratit që votuan 70 për qind për partitë opozitare.
Gjykata Kushtetuese nuk guxon të bëj një veprim të tillë. PDK-ja duke e parë që iu kanë shterë të gjitha mundësitë për krijimin e Qeverisë dhe pashmangshëm do të shkojnë në opozitë, po lëshon edhe propaganda të ulëta që gjoja i kanë 70 vota për krijimin e Qeverisë. Këto propaganda po bëhen qëllimisht nga ana e saj, për të krijuar mjegull në opinion. PDK-ja ka humbur dhe duhet ta pranojë këtë fakt. Në seancën konstituive të Kuvendit u pa se sa vota kishte koalicioni i PDK-së. Ata nuk kishin më shumë se 37 vota, aq sa fituan bashkë me koalicionin e saj në zgjedhje.
Një gjë duhet ta ketë të qartë PDK-ja, por edhe Adem Grabovci që tha javën e kaluar se i kanë 70 vota për krijimin e Qeverisë. As SHIK-u, e as Gjykata Kushtetuese s’mund t’ju sigurojë votat për krijimin e Qeverisë. Gjykata Kushtetuese duhet që sa më parë të heq pezullimin e postit të kryetarit të Kuvendit, Isa Mustafa, dhe funksionimin e plotë të Kuvendit, për t’i hapur rrugë koalicionit LDK-AAK-NISMA ta krijojë Qeverinë.
Edhe PDK-ja e ka kuptuar tashmë që asnjë parti shqiptare s’po dëshiron të bëjë koalicion me ta për krijimin e Qeverisë. Kështu që ajo është më mirë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViktimat e aksidentit në Çubrel të Skenderajt janë nga Peja, Muhaxheri: Humbje e madhe - ngushëllime familjes Gashi
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Bëhet virale një video e Gjestit duke përmendur ish-të dashurën në Big Brother VIP Albania
Endrick plus para: Oferta e madhe e Real Madridit për transferimin e yllit kolumbian
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Neymar arrin marrëveshje me klubin e ri, zyrtarizimi çështje ditësh
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës