LAJMI I FUNDIT:

Eurovisioni me pamje të re

Eurovisioni me pamje të re

Kam pasur rastin të përcjell video të edicioneve të Eurovisionit të viteve të ’70-ta e 80-ta të shekullit të kaluar. Përgjithësisht dominim i bendeve muzikore dhe shfaqje e kulturave të popujve evropianë dhe euro-aziatikë me zhanre të ndryshme. Kisha fituar përshtypjen se secili shtet dërgonte dikë që mund ta përfaqësonte denjësisht atë. Protagonisti duhej të ishte një lloj pasqyre e shoqërisë ku jetonte ose të paktën të shpërfaqte tendencën e një shoqërie për të arritur një nivel tjetër civilizimi.

Përzierja e kulturave (etnive, kombeve, feve etj.) në kontinentin e vjetër, që erdhi si rezultat i globalizimit, solli deri në transformime qytetërimi. Bashkë me këtë lindën dilema rreth asaj se çka konsiderohet vlerë e çka e kundërta e saj, cilët janë parametrat vlerësues të së mirës e të së keqes, çka është e drejtë e çka jo, si të vijëzohet raporti liri-shfrenim, e kështu me radhë, plot çështje të cilat si nocione janë abstrakte, por ama zënë vend në marrëdhëniet ndër sociale.

Nuk është për tu habitur se një jofrancez (etnikisht) të përfaqësojë Francën. Apo një zezak të këndojë në emër të popullit anglez. Fundja, këtë e shoh si bukuri dhe si goditje ndaj ideologjive çnjerëzore, sikur që janë: shovinizmi, racizmi, fashizmi e të ngjashme. Sidomos Eurovisioni si organizim është arenë e përshtatshme për të luftuar paqësisht ndaj bindjeve të tilla.


Mirëpo, se viteve të fundit në Eurosong nuk vlerësohet cilësia dhe nuk reflektohen vlera të mirëfillta të asnjë populli, tashmë dihet botërisht. Përkrahja me poenë mbi baza fqinjësie dhe politike zaten i ka dhënë hije të keqe kësaj gare dhe ka bërë që një numër shtetesh të bojkotojnë pjesëmarrjen si revoltë ndaj sistemit të votimit.

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto anomali, fituesi (mbase: fituesja, nuk ia di gjininë) i edicionit 2014, që përfaqësoi Austrinë, është majë kulmore e devalvimit kulturor dhe njëherësh model se si abuzohet me artin në emër të artit dhe lirisë së orientimit seksual. Populli austriak nuk mund të jetë i këtillë. Nuk duhet jetuar me të kaluarën, por nuk duhet harruar atë. Një austriak i ri a duhet të krenohet me perandorinë e fuqishme që e kishin të parët e tij apo me këtë sharlatan asnjanës?

Krenaria e Austrisë është Franz Schuberti apo Conchita Wurst? Me të dyja nuk shkon. Pikërisht këtu qëndron rreziku i devijimit nga identiteti. Ajo që është edhe më perfide, ky përfaqësues mëton të bëhet një lloj simboli në emër të të drejtave dhe integrimit të komunitetit të tij në familjen e madhe evropiane, sikur të ishte diçka krejt normale dhe e zakonshme. Ai duhet shëruar dhe deri sa të kurohet, të mos promovohet në media për t’u bërë shembull i keq për rininë dhe për relacionin e natyrshëm mashkull-femër.

Ky fakt, duhet të jetë precedent i mjaftueshëm që shtetet të mos dërgojnë më përfaqësues në këtë maskaradë dhe t’i japin mesazh organizatorëve të Eurovisionit se ky festival mund të jetë çdo gjë, por jo eveniment artistik dhe reprezentativ.

Meqë Kosova nuk po mundet të jetë pjesëmarrëse, uroj që të paktën këtë qëndrim ta ketë Republika Shqipërisë, e cila përherë pohon se ka një popull të lashtë e me tradita autoktone.

E, nëse mund të nxirret një porosi nga pamja e fituesit të këtij edicioni, ajo është se mjekra jo çdoherë duhet konsideruar si element burrërie.

Në trend

Më shumë
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin

I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin

Magazina
Trump për përfundimin e luftës: Ukraina është gati, pyesni Rusinë

Trump për përfundimin e luftës: Ukraina është gati, pyesni Rusinë

Evropa
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun

Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun

Magazina
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Amerika
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Kalo në kategori