Njerëzit që nuk e dinë çfarë është politika, nuk e kanë haberin, flasin për politikë! Njerëzit që nuk e kuptojnë politikën, i vënë asaj emra si "kurvë" e më the e të thashë. Njerëzit që janë në brendi të politikës, veprojnë. Politika në vetvete nuk është as e keqe dhe as mort që bie mbi një popull, përkundrazi, është modeli më i mirë i rregullimit të një shoqërie.
Në sisteme të ndryshme, politika merr përkufizime të ndryshme. Nëse nën komunizëm politika ishte "vija e partisë" dhe "iso të Madhit", në demokraci politika është përfaqësimi dinjitoz i interesave të individit sipas parimit pakica i bindet shumicës.
Individi delegon pushtetin e tij me votë të lirë në duart e të zgjedhurve, atyre që zgjedhin të përfaqësojnë një grup shoqëror. Nuk mund të jesh politikan i mirë nëse nuk ke reputacion të mirë. Nuk mund të jesh politikan i mirë nëse s’ke biografi të pastër. Nuk mund të jesh politikan i mirë nëse nuk je një shtetas i mirë! Të jesh shtetas i mirë do të thotë të njohësh liritë dhe përgjegjësitë karshi shtetit, individit dhe shoqërisë në të cilën jeton. Emrin e keq apo të mirë politikës, ia bëjnë politikanët. Të dish kujt t’ia japësh votën, është sa zgjuarsi edhe investim për të ardhmen tënde si individ apo të shoqërisë në tërësi.
Politikani duhet të jetë përfaqësues dhe mbrojtës i interesave të grupit shoqëror që e ka zgjedhur, dhe si i tillë, qëndrimi i tij ka ndikim direkt në interesat e zgjedhësve. Politika është paria e një vendi, dhe paria normal i vë bazat e zhvillimit të vendit, përcakton rrugën më të shpejtë të zhvillimit sa më të hovshëm të vendit. Në sistemet demokratike është populli ai që ka frenat e politikës në dorë, prandaj një popull i edukuar dhe i vetëdijshëm politikisht i jep votën atij intelektuali i cili sjell rrugën më të mirë e më të shpejt në zhvillimin sa më të hovshëm të vendit. Prandaj, një politikan që të marr votat e popullit dhe të bëhet pari e vendit të tij duhet të dal me programe të qarta zhvillimore si dhe në mbrojtje të interesave të votuesve të tij, në mënyrë që të marr prapë votat në mandatin e dytë apo që të bëj karrierë politike apo më mirë të them të punoj që vendi që ai përfaqëson të jetë sa më i zhvilluar, që të jetë sa më kompetitiv në raport me vendet tjera. Kosova nuk ka nevojë për drejtues demagogë.
Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për drejtues të ndershëm dhe njerëz të rinj. Kosova nuk ka nevojë për politikanë të ricikluar. Nëse edhe në këto zgjedhje nuk zgjidhen drejtues të ndershëm, njerëz të rinj, por zgjidhen njerëzit e njëjtë (politikanë të korruptuar dhe të ricikluar) që tash e 15 vite na kanë udhëhequr dhe na kanë dërguar në greminë, edhe qeverisja e ardhshme do të jetë vetëm vazhdimësi e keqqeverisjes!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama