Nëse si popull fëmijët nuk i edukojmë që punën ta bëjë ai/ajo që e meriton dhe jo ai/ajo që njohim apo duam ne sepse është nga familja ime, partia ime, fshati im, lagjja ime, krahina ime, feja ime, shoqëria ime, gjërat nuk do të ndryshojnë për më mirë.
Është urgjentisht me rëndësi të luftohet korrupsioni, kanceri më i rrezikshëm në jetën e popullit shqiptar. Jemi ndër vendet, në mos vendi me korrupsionin më të madh në Evropë. Por, nëse korrupsioni dhe nepotizmi luftohet me sukses, çdo gjë shkon në vend të vet.
Shqipërisë dhe Kosovës nuk i mungon talenti aspak, por është korrupsioni ai që e mbyt atë. Nuk është rastësi që talenti shqiptar lulëzon në vendet e huaja e jo në vendin e lindjes. Është korrupsioni dhe nepotizmi ai që e ka mbytur dhe ende e mbyt pa mëshirë talentin në Kosovë dhe Shqipëri.
Korrupsioni dhe nepotizmi po i hap rrugën hajdutit, kriminelit, injorantit, analfabetit dhe shushunjave (që sa po vijnë e po shtohen)… të vijnë në pushtet, të abuzojnë me pushtetin dhe të vjedhin çdo gjë. Na ka pushtuar injoranca dhe për atë ky popull si i (pa)vetëdijshëm i duartroket kriminelëve, hajdutëve, injorantëve dhe analfabetëve, si njerëz të fuqishëm, të zotët, me pushtet, njerëz me shumë lekë, me makina superluksoze, kurse intelektualin e vërtetë, njeriun e ndershëm, të sinqertë, të respektueshëm tek njerëzit, por të shkretët pa lekë, pa makinë superluksoze, e përbuzin, e nënçmojnë, e anashkalojnë, e shajnë etj.
E kam thënë me dhjetëra herë dhe po e përsëris prapë se nëse Qeveria dhe Parlamenti i ardhshëm që do krijohet pas zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë, nuk përbëhet nga figura të pastra, intelektualë të mirëfilltë që janë të respektueshëm tek njerëzit, njerëz parimorë dhe të ndershëm, me energji të reja, atëherë vetëm do të gënjehet elektorati që ajo Qeveri dhe Parlament do t’i jap fund keqqeverisjes në Kosovë, korrupsionit, krimit të organizuar, injorancës, nepotizmit etj. Vetëm kështu politikanët e ardhshëm do të jenë alternativë për qytetarët e Kosovës.
Klasa politike në Kosovë tash e 15 vite e ka frikësuar këtë popull. Ky popull e ka humbur besimin tek institucionet e saj në të gjitha sferat dhe vetëm me figura të pastra, intelektualë të mirëfilltë, të ndershëm, njerëz parimorë dhe energji të reja mund ta kthejmë besimin e humbur të qytetarëve ndaj institucioneve të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBrohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama