Demokracia në vendet e zhvilluara nuk është dhuna e shumicës ndaj pakicës. Nuk do të thotë që ai koalicion qeveritar të rrijë në qeveri për katër vjet sepse është zgjedhur me vota. Po ashtu nuk do të thotë që të lejohet të rrëzohet me dhunë nëse këtë gjë përpiqet ta bëjë opozita.
Por, Kosova nuk është demokraci. Këtu më shumë shahet opozita sesa pozita. Nuk ke asnjë mundësi t’i kërkosh llogari pozitës, as të ngresh një komision parlamentar për të hetuar (për çfarëdo çështje).
Në Gjermani është mëse normale që një komision i opozitës të hetojë për çdo gjë (megjithëse përbëjnë pakicën). Dhe, pozita reagon nëse e sheh që është në gabim.
Mentaliteti i katër vjet i zgjedhur dhe nuk ke ç’më bën ekziston vetëm në demokracitë hibride si në Kosovë dhe në Shqipëri. Në Gjermani nuk është se zbatohen të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por vendimet e rëndësishme merren në konsideratë dhe reagohet.
Në hapësirat mbarëshqiptare vetëm flitet që e respektojmë, por asnjëherë nuk merren veprime konkrete. Në shtetet demokratike për vendimet dhe politikat strategjike dhe afatgjate merret mendimi i të dy palëve. Tek ne kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Dhe kjo edhe kur partitë e tjera që kanë qenë në pushtet, e sot janë në opozitë.
Nuk dua të lë asnjë nga partitë e mëdha pa faj. Me këtë situatë mund të pajtohen vetëm militantët e thekur të partive, por jo ata që e duan vërtetë këtë vend. Për vendimet strategjike duhet të vendos vetë populli me referendume.
Në shumë pak vende të botës gjysma lufton kundër gjysmës tjetër si tek ne. Dhe, atje ku ndodh një gjë e tillë nuk ekziston një regjim demokratik. Po ashtu mbrojtja me arsyetimin që unë jam më i mirë sepse vjedh më pak se ti, është e vlefshme vetëm në hapësirat shqiptare. Sepse, aty mungon ligji dhe institucionet e pavarura.
Në Kosovë duhet të krijohen kushtet për një transparencë në çdo institucion, përndryshe do të mbizotërojë fodullëku dhe pandëshkueshmëria si tani. Nuk mund të më thotë askush që ekziston demokracia tek ne, kur në 15 vite me gjithë ato që kanë ndodhur dhe po ndodhin nuk është dënuar ose ka marrë përgjegjësi asnjë zyrtar i lartë. Në një vend të varfër kjo është absurde. Dhe, ata që marrin përgjegjësinë e bëjnë sa për t’u fshehur, që të marrin postin përsëri në zgjedhjet e ardhshme. Ky është fakt i ndodhur jo një herë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBrohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama