1.
Qysh herët, pa nisur mirë viti simbolik, patën vërshuar shkrime, teza e vrojtime krahasimtare për Luftën e Parë të përbotshme dhe qindvjetin e saj.
Një palë do t’mjaftoheshin me evokime të shkasit, kompleksitetit dhe pjesëmarrësve të dramës, ndërkohë që të tjerë do të parathoshnin ngjizje postulatesh e faktorësh që do t’mund ta përsëdysnin atë me tragjizmin e vjetër.
Veçse muzgu i paqes në Europë nuk duket ende kund. Miljeu i kësokohshëm nuk identifikon, tashmë, vegëza shtytësore që ai të beh befas i vrugët: vegëza që patën shuar arsyen aherë dhe do ta terronin sërish sot. Despoti i rrëzuar Janukoviq, që nuk personifikon trupëzimin shpirtësor të Princit të atentuar e të fismë Ferdinand, kurse, nga ana tjetër, vetmia strategjike, sikundër venitja ekonomike e Rusisë – a nuk janë përcaktorë që thyejnë çdo paralele reminishencash të Luftës së parë në motin e ri?!
2
Mirëpo, nëse votra e përflakur e Ukrajinës, që vete përtej aspiratës për demokraci e vetëjetesë dhe konteksti saj rrethues, nuk përgjason me të parën, aherë ajo sikur rreket tu japë këtyre të fundmëve njëlloj parashfaqjeje të provës së hidhur të Luftës së dytë. Duma ruse iu qas miratimit të një ligji të çuditshëm, me të cilin u bëhet thirrje viseve me banorësi a ndjeshmëri ruse, ti bashkohen, po të duan, territorit amnor. Është një mosnjohje e rendit të tashëm dhe një konkurs vetor për riskicim sferash interesore në Europë e rreth saj. Sfidë më totale e përçmuese nuk ka parë akoma Europa e re. Është cënim i vetë ekzistencës, qytetnisë dhe shpallja e fletëvdekes së saj. Madje më shumë se kaq. Tablloja e përftuar njëherë mirë në messhekullin e ikur, përplotësohet fatzisht. Tiranët përpunojnë prore shpirtërat në kulturë që pena, kënga dhe fjala e bukur ta përligjin ideologjinë e tyre.
Pesha e saj, ndërkaq, nuk është kudo e as kurdo njësoj e rëndë. Gjithçka varet (si shkruan Eleonore Büning në “Faz”) nga prurja e historisë dhe konstalacioni i fuqisë. Dirigjenti venezuelas i Filharmonisë së Los Angelesit, Gustavo Dudamel, nuk bëzan fare për mbytjen bestiale të antiregjimorëve në Karakas. Dhe për këtë nuk shqetësohet kush. Por është padyshim shumë e errtë, deshpëruese dhe rrezikzezë (shton ajo), kur Valery Georgiev, shef i Marinsky- teatrit të Petërsburgut, i Filharmonisë londineze dhe, nga viti 2015, i Filharmonisë së Mynihut, hesht ose mbështet hapur e krenisht diktatorin e tij Putin. Marshimet hitleriane patën po këtë amzë përlindëse. Fillimisht nuk u morën me brëngë “Birraria e Mynihut” e, më pas, as paternalizmi pangjermanik që do të bënte uvertyrën e kataklizmës dhe të cilëve i mbanin ison pikërisht këta falangjistë e gjenetistë, letrarë e artistë të formatuar të Rajhut shpëtimtar.
3.
Megjithatë, ndonëse ende larg linjës komparative mes dy kohëve, përgjakja e Ukrajinës dhe, si me thënë, dalja e saj në tregun e lirë të gjahut gjeopolitik, i jap asaj përmasat e betejës për Europën. Baltikasit dhe ish-bllokistët lindorë janë të garantuar si pjesë e sigurisë atllantike, porse ç’ti bëhet thesarit nëntokësor të Ukrajinës (sepse Krimeja ka humbur) po të shprehen, referendarisht, të ishin të lumtura nën stemën shtetërore ruse? Memorandumi i Budapestit (viti 1994) midis Amerikës, Britanisë e Rusisë do të duhej ta siguronte integritetin e saj, po a do ta respektojnë të gjithë? Kujtesa ende ruan dridhshëm tmerrin e “Anschluss”-ve të Fyhrerit që paralajmëronin agoninë e vdekshme të Europës. Natyrisht, aluzioni ka cenin, sikurse dhe njëjtësinë e vet: aktorët nuk përkojnë me fuqinë, por i bashkon përçmimi i armiqëve dhe dalldia e marrë për të fshirë kufijë e popuj, në emër të ideve sipërore e të fundme. Aneksionizmi do t’ishte varri i Europës. Krimeja tashmë spekulohet si mall këmbimi për zonat e influencës. Ndërsa më herët Moska, me një parimsi të shitirur, cilësonte Kosovën shembull tipik abuzimi me të drejtën ndërkombëtare, tash ajo dhe Krimeja, në vështrimin e rinovuar pragmatik, qenkëshin “përjashtime apeciale” të pangjashme në botë. Një gjë duhet prerë: Krimeja ( e jo Ukrajina) mbase mund të ketë ndonjë fije të përbashkët me Kosovën, por kurrë asnjë të tillë me veriun e saj!..
4.
Sidoqoftë, meqë çdo sprovë, sado e vështirë ka dhe pozitivizëm kolateral, kërcënimgoditja në trupin e Europës do të duhej të këndellte skeptikët më të thekur të idesë a projektit të saj, për të parë në hijen e armëve dhe arrogancës ruse, epërsinë e krijesës së tyre të lirë, paqësore e të begatë. Në bashkësinë institucionale globale, qarkullojnë shumë katallaj (Rusia, Kina, Brazili…) të pabesë që shkelin, si për lojë, normat e praktikat e mirësjelljes ndërkombëtare. Cili shtet a komb i veçuar Europe do të mund të përballej me ta? Është, prandaj, një çast i dhuruar qiejsh që ajo të promovojë rritën e saj: të flasë me politikën e fuqisë. A do ta bëj këtë? “Ne do bëjmë politikë fqinjësie të mirë, e jo gjeopolitikë”, është formulim i përgjigjes zëulur. Mbase vetëm finokëri diplomacie, do thoshte ndokush, sepse, si të flasësh shtruar kur tjetri, i ndërkryer si përherë, bën gjeopolitikë klasike, duke pretenduar përtrirjen e statusit të hershëm të fuqisë botërore! Por jo, kanceleritë e saj përjashtojnë opsionin ushtarak, qoftë dhe si gjuhë taktike, për të adoptuar defansivisht në vend të saj, simbolizmin komik me të cilin shpresojnë ta disiplinojnë Putinin e hallakatur. Kriza përreth Detit të zi, është, njandej, metaforë e kthesës së vërtetë të Europës: do të ngrihet në këmbë, pa shuar (si besohet iluzorisht) shtetet dhe popujt shtetërorë, apo do të mbesë përjetë në moshë adoleshence, e pazonja për vetëjetesë unike e të pavarur.
Kjo është ora e saj!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Besim Dina në një rrëfim të rrallë: Kam dëshirë të kem fëmijë, uroj të m'i sjell Zoti - i kam gjetur edhe emrat që do ia vendosja djalit e çikës
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Spektakli i Big Brother VIP Albania nis me një klip gazmor të Gjestit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles