Amerikanët idenë e kombit e kanë, madje shumë më të theksuar se ne, bashkë me patriotizmin që vjen me të. Retorika dhe koncepti i kombit amerikan, "american nation" është prezente kudo në jetën publike amerikane, sidomos gjatë fushatave zgjedhore e vetmja gjë që dëgjon në lajme është sa i veçantë është kombi amerikan, sa shumë meriton kombi amerikan, dhe sa ka rënë kombi amerikan dhe sa e papranueshme është kjo. Dhe për sa kohë mijëra të rinj amerikanë janë gati të shkojnë të japin jetën për kombin e tyre, vënë re kombin, jo qeverinë, unë nuk shoh se ku mund të shkojë më lart ideja e kombit.
Sigurisht që koncepti i kombit amerikan është ndryshe nga i yni, por edhe i yni është ndryshe nga të tjerët. Jam i sigurt se serbët e grekët e gjejnë qesharake idenë tonë të kombit. Për ta, ashtu si për tërë popujt e Ballkanit, kombi është një etni, një fe. Për ne kombi është një etni, tre fe. Ndërsa për amerikanët kombi është shumë etni shumë fe. Thjesht një koncept tjetër i kombit pra, por jo më pak i vlefshëm apo më pak perfekt.
Për sa u përket luftërave fetare në Francë, edhe ato vërtet shumë të ashpra kanë qenë. Por ato kanë ndodhur gjatë mesjetës dhe obskurantizmit kishtar që e shoqëronte atë periudhë, ndërkohë që te ne në atë periudhë luftëra fetare nuk kanë ndodhur, edhe pse peizazhi ynë fetar po fragmentohej me hyrjen e islamit. Kjo më bën të mendoj që me formimin e kombit dhe shtetit shqiptar në hyrje të shekullit 20, në një kohë që luftërat fetare kishin kohë që ishin ndalur në Evropë, gjasat që luftëra të tilla të ndodhnin te ne ishin akoma më të vogla.
Unë thjesht nuk e kuptoj konkluzionin logjik se po të kishim vazhduar të ishim një shtet i lirë multi-fetar pas 1944 ne do kishim pasur konflikte fetare. Shqipëria ishte shtet i lirë multi-fetar nga 1912 në 1944 dhe shenja për konflikte të tilla nuk pati. As ato 523 vjet që jetuam nën Perandorinë Osmane në besime të ndryshme konflikte fetare nuk patëm. Është ajo thënia e famshme që përdoret te ne shqiptarët: “Një shqiptar mysliman ishte gati të vriste 10 turq për një shqiptar katolik, apo anasjelltas”. Prandaj nuk e shoh si arrijnë disa opinionistë në konkluzionin, për mua të frikshëm, se ndalimi i fesë me dhunë në vitin 1967 në Shqipëri paska qenë diçka e mirë apo e domosdoshme, ndryshe ne do ishim bërë copë për shkak të fesë. Kjo për mua është totalisht e gabuar, sepse shqiptarët ndër shekuj e kanë dëshmuar tolerancën ndërfetare, dhe fatmirësisht vazhdojnë akoma ta bëjnë një gjë tillë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBrohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama