Reforma zgjedhore
Çdo reformë zgjedhore, ka për bazë fuqizimin e sistemit elektoral, nevojën e thjeshtësimit të procesit elektoral, dhe po ashtu, ndërtimin e shkallës së besueshmërisë elektorale. Zgjedhjet janë standardi bazë-substancial i zhvillimit të demokracisë, qeverisjes, e shtetit modern. Zgjedhjet për çdo shoqëri, përfaqësojnë evenimentin e organizuar të vullnetit të votës së lirë, të shoqërisë së lirë. Ndryshe, s’mund të kuptohet demokracia dhe as shteti i së drejtës.
Republika e Kosovës është shtet i ri, prandaj edhe në ndërtimin e normave, të kodeve, të parimeve e ligjeve etj. Ligji për zgjedhjet është po kjo shtyllë. Reforma aktuale zgjedhore, e shtynë vendin hap pas hapi në gjetjen e një modusi real politik dhe juridik për ndërtimin e një ligji zgjedhor jo vetëm të zbatueshëm, por edhe efikas. Sepse, asnjë reformë sado e thjeshtë, nuk është pa sfida. Kjo, duhet kuptuar qartë e drejtë.
Hapi i parë që konsiderohet si i domosdoshëm, kushtimisht i lidhur me procesin zgjedhor, për mendimin tim është të përqendruarit në hartimin e një legjislacioni zgjedhor sa më autentik me hapësirat dhe ambientin tonë. Kurse hapi i dytë është hulumtimi i modeleve të përshtatshme dhe të zbatueshme të legjislacionit rajonal dhe evropian, si krahasim normal për një legjislacion koherent e demokratik. Padyshim, duke mos harruar se cilin sistem politik e zbatojmë!
Të tjerat evenimente tashmë i njohim, bazuar në përvojat dhe praktikat e deritashme të organizimit dhe të zhvillimit tonë të përgjithshëm.
Komisioni për Reformën mbase i ka përpara këto objektiva, bazuar në mandatin e dhënë dhe në punën e deritashme të bërë. Kurse akterët kryesor të reformës i detyrohen përgjegjësisë morale dhe ligjore për arritjen e një modusi për t’u pajtuar për një ligj zgjedhor praktik dhe në përputhje me interesat e vendit.
Natyrshëm, “modusi” vjen paraprakisht, nga pajtueshmëria normale-politike e akterëve kryesor. Hapat
e ngutshëm, mënyrat për një ligj-lëgurë (konfuz) për zgjedhjet, yshtjet që ë ’bëhet kjo punë sa për t’u bërë, nuk e prodhojnë qysh duhet “lëndën” e domosdoshme për të pas në fund të mandatit produktin e dëshiruar: një ligj zgjedhor të mirë.
Nuk është se mund ta ndërtojmë një sistem zgjedhor perfekt-ideal. Asnjë shoqëri dhe asnjë shtet s’ka mundur deri më sot dhe s’do të mundet as në të ardhmen, ta bëjë një gjë të këtillë. Por, mendoj që përtej çdo rrethane aktuale, e rëndësishme është që të kemi një ligj lehtësisht të zbatueshëm për votuesit dhe që u reziston sfidave. Po ashtu, është shumë e rëndësishme që ta kemi një ligj zgjedhor që është indikator pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve shoqërore dhe politike, kompatibil me ambientin tonë të organizuar demokratik-institucional.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTeuta Selimi denoncon burrin dhe vëllain në polici, dyshohet se njëri e sulmoi fizikisht në mëngjes e tjetri në mbrëmje
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
“S’kemi pse kapërcejmë Kosovën për t'i dhënë ndihmë Serbisë”, Tifozat Kuq e Zi reagojnë për kandidaturën e Shqipërisë me Serbinë
Ylli i Real Madridit në dyshim për finalen e Ligës së Kampionëve shkaku i lëndimit
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend