I kujt është atdheu?!
Janë bërë shumë pyetje përballë dilemës se i kujt është atdheu: i fronit apo i popullit? Edhe në historinë biblike Jezusi dha një përgjigje sa konkrete po aq diplomatike turmës: ‘’Jepni Cezarit sa i takon Cezarit dhe popullit sa i takon popullit’’. Vërtet, i kujt është atdheu: i Cezarit apo i popullit?
Kur vijnë pashkët njeriu ecë nëpër rrugën e kryqit, meditimit mbi paralajmërimin profetik; mundimin, vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit, kumtin e fitores të jetës mbi vdekjen. Në paralele, Kosova dhe shqiptarët kaluan nëpër kalvarin e pashkëve nëpër kohë dhe histori. Prandaj, në këtë kohë meditimi dhe reflektimi pyesim me të drejtë përballë zvetënimit të vlerave njerëzore dhe shoqërore: ku jemi sot si komb dhe shoqëri. A është kjo Kosova e luftëtarëve të devotshëm që e bënë vdekjen si me lindë? A jemi ne ata burra që shikuam ëndrra me margaritarë se vetëm me ja pa syrin lirisë kemi me ditë me e dashtë vendin tonë.
Kur kalojmë sot pranë varreve të shumta nga Kaçaniku në Gjakovë, cili është kumti i të gjallëve për të vdekurit heronj. Kur meditojmë gjatë pranë këtyre pyetjeve dhe dilemave, a ka shpresë të ringjalljes? Kush do ta lëvizë gurin e varrit për të kumtuar se Kosova mund të ringjallet mbi hirin e heronjve të vet?
Dikush i ulur në fron në realitetin e një ëndrre tjetër do t’i tingëllojë shumë pesimiste kjo natyrë e shkrimit, sepse nuk po e shohim arin dhe luksin e një grushti njerëzish.
Atdheu është kryqi në të cilin na pikon gjak përditë. Kjo është figurative përballë fotos së atdheut, një varg i ëndrrave të mira. Dikush me ironi thotë: Çka na duhet atdheu kur ‘’para quhet toka ku na ka rënë koka’’.
Në këtë vend ku mjegullohen faktet dhe shurdhohet realiteti, i kujt është atdheu?
Portreti i sotëm i Kosovës nëse nuk i mjegullojmë faktet dhe shurdhojmë realitetin është portret i shëmtimit të idesë për një shtet funksional, ku heronj janë personazhet e “metamorfozës”’ së Fishtës. Kronika e atdheut përditë po shkruhet si një kronikë e zezë, ku njerëzit janë vënë në kërkim të hajnisë, shëmtimit të ardhmërisë, vjedhjes, bërjes para me makinacione dhe shpejtësi marramendëse… Të tjerë në kërkim të ekzistencës të përulur para pesë florinjve të Judës, me shpresë para njëmijë komisioneve që do ta luftojnë korrupsionin me “shpatë dhe gjak”.
Ka pas disa përkufizime se kufijtë e atdheut nuk janë fizik dhe gjeografikë. Dikush thotë se ata janë atje ku je i lirë, ku ndjehesh mirë. Nuk është atdheu vetëm një makth nacional dhe romantik. Atdheu është ndërtim i përditshëm i ëndrrës së qytetarëve. Nuk është atdheu ku njëmijë komisione i ndjekin hajnat e atdheut dhe ata tallen me komisionet. Gjithmonë nuk ka fakte, gjithmonë gjendet një derë e pasme që hapet, gjithmonë shqelmohet atdheu për tu dërguar në fund të pusit.
Njëherë e një kohë një poet i njohur me ndjenjë të rebelimit patë thënë: ‘’E shkreta Austri, e mjera Austri’’. A kemi të drejtë të themi ne: ‘’E shkreta Kosovë, e mjera Kosovë’’.
Jo, ne jetojmë në përralla. Amen. Dritë pastë Kosova në jetë të jetëve. Jetoftë froni!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Gjesti, G bani dhe Egli kurdisin një plan ‘të rrezikshëm’, i japin dorën njëri-tjetrit edhe për Zarf të Zi
Shtyhet seanca fillestare për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Hansi Flick zbulon se si ylli i Barcelonës ‘refuzoi’ të futet në lojë ndaj Valencias
Planet sekrete vazhdojnë: Gjesti dhe G Bani rrezikojnë penalizim me veprimet e fundit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës