Demokracia autentike
Shtetet janë gjithnjë organizma të ndryshëm edhe pse kanë të përbashkët fatin e njëjtë të sistemit demokratik institucional, juridik e kushtetues. Kjo jo se ata nuk kanë prejardhje nga rrënjët e demokracisë autentike, por se ata nuk kanë të njëjtën histori krijimi dhe të njëjtën histori politike e kombëtare të zhvillimit të tyre në të gjitha fushat.
Ndërtimi dhe historia e një shteti mbi parimet e lirisë, respektivisht të demokracisë autentike, nuk është një punë e ndërtimit të një “shtëpie kartoni”. Qëllimi i një shoqërie të mbështetur në parimet e demokracisë autentike nënkupton mbështetjen në vullnetin e saj, në kohën e saj, në historinë e saj, në lirinë e brendshme të saj si dhe në rrënjët identitare e kombëtare të saj.
Asnjë shtet nuk do të mund të qëndronte në këmbët e tij po nuk qe mbështetur apo nuk i ka vënë themelet në rrënjët e identitetit, kulturës rrënjësore dhe parimeve të demokracisë autentike. Po ashtu, në këtë kontekst asnjë shtet nuk do të njihte vetveten po nuk qe shtet i lindur nga vullneti i lirë politik i shoqërisë dhe demokracisë burimore, si dhe nëse nuk ka ardhur lindja e tij si rezultat i kontratës në mes vullnetit të popullit dhe bazës së përbashkët të vendimmarrjes së akterëve politikë.
Vetëm atëherë kur shteti ka lindur si burim i vullnetit historik të popullit dhe kontratës së përbashkët të vendimmarrjes politike për të ndërtuar një shoqëri të lirë dhe demokratike, ne jo vetëm se do të kuptojmë esencën e tij, por edhe do të arrijmë të zhvillojmë shtetin mbi këto parime, si dhe do të kuptojmë fatin dhe të ardhmen e tij të natyrshme historike.
Një shtet demokratik që ka lindur si burim i vullnetit të popullit dhe kontratës politike do të përjashtojë automatikisht lojërat e fushës politike rreth tij, si dhe do të detyrojë çdo gjë dhe të gjithë të respektojnë parimet dhe rregullat e asaj shoqërie te lirë, të ndërtuar mbi parimet e demokracisë autentike, kështu që ne do të mund të shohim qytetarin të barabartë dhe që respekton vetveten (në kuptimin e të qenit faktor me anë të përfaqësimit politik të tij) si dhe shtetin e dalë po nga vullneti i tij politik e historik.
Në demokracinë e moderuar shtetet, si faktor dhe subjekt ndërkombëtar, hyjnë në fushën e lojës politike, por në asnjë kohë, në asnjë lojë, në asnjë marrëveshje nuk i dëmtojnë interesat vitale kombëtare të shtetit të tij. E vetmja gjë që një shtet me demokracinë autentike dhe të moderuar mund të bëjë si pjesë dhe subjekt i sistemit të së drejtës ndërkombëtare të kombeve dhe popujve, është të jetë një kontribuues i rëndësishëm i zhvillimit, i demokracisë, stabilitetit, paqes, ekonomisë dhe i ecjes së përbashkët të popujve drejtë të ardhmes së mirë dhe të sigurt në një botë me çarje të mëdha ideologjike dhe interesash politiko-strategjike.
Megjithatë, duhet potencuar një gjë tepër të rëndësishme këtu: në një shtet të vërtet, demokratik e kushtetues, vizioni dhe urtësia janë të vetmet armë në politikë, respektivisht qeverisje që një lidership apo pushtetar mund të drejtojë fatin e një kombi në rrugën e sigurt drejtë të ardhmes.
Këto madje duhet të jenë edhe një normë në jetën politike e qeverisëse të një shtetit demokratik e të moderuar. Një lidership i shëndosh dhe vizionar e i urtë duhet të jetë një edukator; ai duhet të kapërcej hendekun në mes të përvojës së një populli dhe vizionit të tij. Po ashtu, në këtë kuptim synimi i një “politikani” apo lidershipi të vetëdijshëm dhe mendjemprehtë është të racionalizoj politiken, ta bëj politikën shërbëtore të kombit dhe interesave vitale të shtetit te tij, nga kjo sigurisht që edhe morali do ngritët në politikë, madje do t’i qëndronte mbi kokë asaj. Ndërsa, humanizmi do të nxirrte kështu njeriun social, i cili ka para vetes pasqyrën e përgjithshme të kombit dhe të së ardhmes së tij.
Po ashtu, nëse një lider politik-shtetëror që nuk arrin të dalloj shenjat e kohës në politikë, ai jo vetëm që nuk ka vizion, por edhe nuk mund të behet kurrë një burrështetas i madh i kombit të tij. Çdo herë dhe në çdo kohë paaftësia politike e lidershipit e zbulon veten në mos besnikëri ndaj fuqisë morale dhe interesave vitale-kombëtare të shtetit të tij.
Do të ishte tmerrësisht çmenduri që në një shtet politika të behet strehë e të paaftëve, pa identitet, parazitëve politik, të intrigantëve etj. Atëherë edhe shteti në trupin e tij do të përmbante këto defekte si dhe mungesën e parimeve të vërteta politike dhe morale.
Politikanët apo pushtetarët e përgjegjshëm janë vlerësuar gjithmonë në bazë të korrektësisë politike dhe përgjegjësisë që kanë ndaj shtetit dhe kombit të tyre.
Nga tërë kjo që u tha më lartë, duhet thënë se Kosova përsëri do të ngritët në një pozitë me ndikim dhe në një politikë të pavarur efektive, por pa humbur shpresën se pa rinovimin e ardhshëm të politikës së saj ajo nuk mund të ngritët në këtë pozitë.
Ndërkaq, në anën tjetër duhet nënvizuar edhe këtë: shqiptarët nuk po nxjerrin ujë nga i njëjti burim, prandaj kjo e dëmton shumë rrugëtimin e kombit tonë evropian drejt fatit të tij të natyrshëm. Duhet thënë troç: me lidhje sulltaniste nuk mund të rikthehet në familjen evropiane kombi shqiptar në përgjithësi, por vetëm me vlerat e tij, identitetin e tij. Me kulturën e tij evropiane rrënjësore, ai mund të rikthehet krenar tek familja e tij e lashtë, e braktisur me shekuj.
Po ashtu, edhe një gjë duhet nënvizuar këtu: atdheu duhet dashur pa llomotitje, pa retorikë absurde, pa e futur atë në interesa egoiste politiko-ideologjike, por me fjalë të pakta e me punë të mëdha që burojnë nga vlerat e përjetshme të kombit. Secili individ, pa marrë parasysh nivelit social, politik, intelektual, akademik, jep në mënyrën e vet atë që ka si të dobishme për të mirën e atdheut dhe të ardhmes së mirë e të sigurt të tij.
Me fjalë të tjera, është koha që kombi shqiptar të bëj një hap të ri të kërcimit nga errësira ideologjike sulltaniste në dritën e së ardhmes se tij të transformimit rrënjësor, të ringjalljes dhe të zhvillimit të gjithëmbarshëm. Pa u vetëndriçuar nga brendësia e tij, kombi ynë nuk mund të shoh rrugën.
Prandaj, ne duam të jemi të lirë ashtu si deshën etërit tanë: të lirë, të barabartë me vlerat dhe kulturën rrënjësore evropiane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDriloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles