LAJMI I FUNDIT:

Obama dhe shans i madh i mbetjes në Shtëpinë e Bardhë

Demokracia në SHBA nuk është një mit as çështje e interesave të partive apo gjetiu. Ajo mbi të gjitha është një realitet praktik, një sistem i natyrshëm i dal nga rrënja e vullnetit të popujve për të qeverisur veten e tyre. Thjeshtë demokracia në SHBA është thelbi i vitalitetit të këtij vendi dhe i ardhmërisë së mirë dhe të sigurt të saj. Gjithashtu ajo ka arritur shkallën më të lartë të rrjedhjes në kapilarët e shoqërisë dhe shtetit demokratik e juridik të tij, që vjen si rezultat i vendosjes së parimeve bazë dhe identitetit politik e kombëtar në kurorën e demokracisë dhe të shtetit kushtetues.

Zgjedhja e Barack Obama’s president gjatë mandatit të parë ka treguar në realitet se në ç’shkallë ka arritur demokracia e SHBA-ve, dhe se ky vend jo vetëm se arriti këtë shkallë të lartë të demokracisë, por edhe u bë një vend i mundësive të mëdha dhe historike për të gjithë.

Forma qeverisëse në SHBA është sipas modelit të demokracisë së orientuar dhe lidhur fuqishëm me vullnetin dhe kërkesat e popullit. Në këtë kontekst mund të thuhet se Amerika është një vend i mrekullive në të cilën çdo gjë është vazhdimisht në lëvizje dhe çdo ndryshimi është një përmbushje e kohës së artë të saj drejt të ardhmes. Po ashtu ajo është vend i shanseve të barabarta i respektit të thellë të qenies njerëzore dhe të drejtave të saj thelbësore gjë që e bën atë edhe për njerëzit në këtë vend si një komb me logjikë të lartë dhe me moral e demokracisë burimore.


Ndërsa solidariteti me SHBA është i bazuar në politike themelore dhe ngjashmëritë mendore, të tilla si liria, vetëvendosja, demokracia përfaqësuese dhe liritë themelore të të drejtave të njeriut. Ajo i ka rrënjët thellë në vlerat e përbashkëta të partneritetit besnik të aleancave të ndryshme dhe miqësive historike e strategjike.

Nga e gjithë kjo, SHBA mund të konsiderohet si një luginë e demokracisë, si adresë dhe referencë e demokracisë përfaqësuese dhe prakticitetit të plotë të saj, si dhe si një shembull apo model i kulturës politike në përgjithësi.

Sidoqoftë tani në nëntorin e këtij viti që sapo kemi hyrë do të mbahen zgjedhjet në SHBA, zgjedhje këto që do të kenë një peshë të rëndësishme si për lëvizjet e politikës së brendshme ashtu edhe të jashtme të saj. Natyra me të cilën do të përshkohen këto zgjedhje do të sjellin automatikisht edhe mundësin e ngjitjes në pushtet të kandidatëve apo edhe të rimbetjes në Shtëpinë e Bardhë edhe për një mandat të dytë të presidentit Obama. Kjo do të thoshte kohë shtesë për Obaman të arrij objektivat e tij politike të ndryshimeve dhe të zhvillimit të vendit ashtu siç pati shpalosur në tërësi platformën e tij me sloganin “Yes, We Can” gjatë mandatit të parë gjë që edhe doli fitues i atyre zgjedhjeve.

Me gjithë sfidat e mëdha dhe një mal problemesh para, presidenti Obama megjithatë ka arritur që gjatë mandatit të tij të identifikohet si një lidership karizmatik, besnik dhe vizionar duke bërë kështu në pasqyrën e jetës së tij të historisë së lidershipit prej politikani – imazhin e një lideri që vrapon drejt të ardhmes së mirë për kombin amerikan në përgjithësi. Ai gjatë mandatit të tij ka bërë disa nga lëvizjet e rëndësishme të politikës së brendshme dhe të jashtme amerikane gjë që ka përcaktuar edhe hapat e mëtejmë të politikës amerikan si nga brenda ashtu edhe në raportet e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe interesave strategjike, e posaçërisht objektivave racional politik e diplomatik të tij.

Duke u nisur nga kjo mund të vijmë në konkludim se zgjedhjet e nëntorit të këtij viti në SHBA do të jenë sa interesante aq edhe përcaktuese për rrugën e re të Amerikës në sfidat dhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm të saj si një superfuqi botërore dhe një komb me demokraci të vetplotësuar në të gjitha shkallët e saj, dhe kapilarët e jetës së shoqërisë amerikane.

Duhet nënvizuar këtu se kandidatët tjera si: Romney, Santorum, Gingrich, etj., janë një mundësi e ngjitjes në shkallët e pushtetit si çdo kandidat tjetër si në kohërat e më hershme të zgjedhjeve amerikane ashtu edhe tani, por çështja qëndron se ata ende nuk e kanë bindur popullin se kanë një platformë apo vizion me ndryshe nga kandidati potencial për president në mandatin e dytë, pra Barack Obama.

Ndërkaq ajo që duhet potencuar këtu është edhe problemi i bllokadës dhe kjo është evidentuar si në kohën e presidentëve republikanë ashtu edhe ata demokratë gjatë mandateve të tyre. Si presidentët republikanë edhe ata demokratë shpesh janë detyruar që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në mënyrë që kontrolli i Kongresit të fitoj balancën apo fuqinë e përbashkët të vendimeve të rëndësishme.

Madje nga problemi i bllokadës si presidentët republikanë ashtu edhe ata demokratë gjatë mandateve të tyre gjithnjë e kanë pasur të vështirë përkrahjen e plotë të Kongresit në politikat e tyre dhe realizimin e programit të plotë qeverisës. Gjithashtu është edhe ajo e segmentimit të votave që ka minuar në një mas të madhe shanset e realizimit dhe implementimit të plotë të programit partiak, por edhe ka kufizuar efektivitetin e presidentëve si atë demokrat ashtu edhe republikanë gjatë mandateve të tyre. Kjo dukuri është parë edhe gjatë mandatit të presidentit Obama.

Kështu që problemi i bllokadës dhe ngecjet që ka shkaktuar ajo kanë lëkundur në një mënyrë apo tjetër edhe vullnetin, pritjet dhe besimin e votuesve dhe popullit tek të dy krahët, si të atyre republikanë ashtu edhe të demokratëve.

Megjithëkëtë zgjedhjet e nëntorit të këtij viti në SHBA do të tregojnë edhe fytyrën e re të demokracisë amerikane në jetën e saj politike të brendshme dhe ndërkombëtare, por edhe në mundësit e mëdha të zhvillimit dhe arritjes së plotë të objektivave të saj. Më fjalë të tjera zgjedhjet e nëntorit në SHBA do ta tregojnë edhe një herë fuqinë dhe praktikën e demokracisë dhe njëkohësisht do të tregojnë aftësinë e nxjerrjes së njeriut me pushtet të madhe politik e shtetëror në vend, por jo edhe të pakufizuar.

Po ashtu do të mund të shohim se si të gjitha bisedimet politike rreth oxhakut gjatë këtyre zgjedhjeve do të na rinxjerrin sërish si president me mandat të dytë presidentin e tanishëm, Barack Obama, sepse aktualisht nuk ka ndonjë alternativë tjetër apo edhe ndonjë personalitet më të mirë dhe me vizionar se ai, që të luaj rolin e lidershipit si nga brenda ashtu edhe në raportet e jashtme të politikës dhe interesave amerikane.