Pesë vjet pa Rugovën
Para pesë vitesh, kur Ibrahim Rugova mbylli sytë në rezidencën e vet, në Velani të Prishtinës, në Kosovë ra gjëma e mpirja. Pak kush e kuptoi, përnjëherë, sa e madhe ishte prania e tij e sa tronditëse do të jetë mungesa e tij në Kosovë. Tëfillimi u bë në ditët në vijim.
Rreth një milion qytetarë të Kosovës me orë e me ditë, në dimër e acar, pritën për t’i dhënë lamtumirën prijësit të tyre politik e shpirtëror, krijuesit të Pavarësisë se Kosovës. Mbi gjashtëdhjetë delegacione shtetërore të kontinenteve e vendeve erdhën për t’i bërë nderimet e fundit bashkëpunëtorit, i cili me kulturë e durim kishte krijuar rrjetin e miqësisë për popullin e vendin e vet, duke u bërë vetë ikona e imazhi i këtij vendi e kësaj miqësie.
Bashkëpunëtorët e tij në Prishtinë, që ishin rritur politikisht pranë tij apo në hijen e tij, gati në belbëzim, thanë frazat e tyre për prijësin e humbur dhe zinë e madhe. Po, sentimenti i përgjithshëm e arsyeja shtetërore tha që Rugova, edhe një herë, duke shkuar, lëshoi thirrjen e madhe për Kosovën e bashkuar evropiane, duke e lënë këtë trashëgimi në trajtën e testamentit: Kosova e pavarur, e integruar në NATO e në Bashkimin Evropian, në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Çka pesë vjet pa Rugovën?
Populli i Kosovës e ruajti dashurinë e adhurimin për prijësin e vet të parë, edhe kur shumë u ngritën ta vënë në hije veprën e tij. Populli e ruajti kujtimin e tij si një ikonë të lirisë, duke e pjesëtuar besimin e vet te trashëgimtarët e tij politikë apo shtetërorë, që morën diçka nga taktikat e tij, pa e kuptuar strategjinë e tij, që kapën ndonjë ide, pa e kuptuar vizionin, duke kapur nga një pjesë, pa e kapur tërësinë e kësaj trashëgimie.
Burrështetasit e huaj, ende të bindur në programin rugovian, kërkuan bashkëpunëtorët e rinj në Kosovë, të cilët, sa nga mosdija e sa nga egoizmi, nuk mbërritën të bëhen bashkëpunëtorë e aleatë të denjë, po, të shpeshtën, vartës përtacë e përsëritës. Në këtë mënyrë Kosova e treti ngadalë imixhin rugovian, për t’u bërë vend që shikohet me dyshime.
Bashkimi i tij politik, i mbështetur në qëndrueshmëri e në tolerancë, në kohët më dramatike, nisi të humbë tolerancën e qëndrueshmërinë, në agun e lirisë, atëherë kur provohet me vepër fuqia e karakterit e tundimi i pushtetit. Po ndahemi të bashkohemi sërish, tingëlloi shprehja paradoksale.
Pesë vjet më pas, Kosovës i duhet tepër trashëgimia politike rugoviane, botëkuptimi i tij kulturor e burrështetasit që predikoi e punoi për:
Udhëheqje që del nga vota e lirë,
Përgjegjës i lartë dhe etikë politike,
Ruajtje të vlerave autentike në sprovimet aktuale,
Liri të individit e të kolektivitetit,
Përjashtim të dhunës në zgjidhjet sociale e politike,
Diskutim alternativash pa humbur interesin kombëtar,
Raporte besimi e bashkëpunimi me aleatë të Kosovës.
Një Kosovë në paqe me veten dhe e nderuar nga të tjerët, mbetet vizioni i Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës. Ky është vizion për Kosovën, për shqiptarët e për raportet e tyre me të tjerët, në fqinjësi e më gjerë.
Lavdi atij që jeton gjithmonë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaphinha emëron klubin e vetëm që ai mendon se mund ta ndalojë Barcelonën ta fitojë Ligën e Kampionëve
Kryeministri sllovak, Fico: Do t'ia jepja tre shpulla adoleshentit që refuzoi t'i jepte dorën presidentit
Real Madridi fillon bisedimet me zëvendësuesin e Ancelottit
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Khabibin e largojnë nga aeroplani pak para fluturimit, legjenda e UFC-së reagon në rrjetet sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri