Vota e popullit – ekzistenca e politikanëve
Vullneti i popullit është themeli mbi të cilin qëndron demokracia, e cila më pastaj vihet në lëvizje dhe jetësohet me anë të veprimeve të mençura të politikave qeverisëse shtetërore. Natyra e demokracisë është e tillë sa që po nuk u mbështet në vullnetin e popullit dhe po nuk arriti të përshkohet nga fryma e lirisë dhe barazisë, ajo edhe mund të mbetet vetëm një statujë që në bazë të ritualit politikanët shkojnë dhe takohen sipas kalendarit vjetor të zgjedhjeve.
Duke ditur se demokracia është çështje ekskluzivisht e shumicës, atëherë është pikërisht kjo që mund t’i vë në lëvizje ndryshimet dhe rrjedhat brenda vendit, por gjithnjë këto ndryshime duhet të nisin aty ku e ka derdhur pushtetin dhe ku e ka zgjedhur elitën udhëheqëse të cilës i është dhënë (telekomanda)fuqia e sovranit për të vepruar dhe drejtuar vendin ashtu si mendon sovrani(populli) për një të ardhme të ndritshme.
Ndërkaq në anën tjetër demokracia duhet të jetë pjesë e kulturës dhe historisë së popujve ajo nuk mund të vij nga jashtë, sepse rrënjët e saj janë në mendimet e popullit dhe veprimet e tij. Çdo përpjekje për të zgjatur krahët dhe përqafuar demokracinë nga jashtë është absurde e padobishme, çoroditëse dhe që tronditë thellë rrënjët e vullnetit të popullit, pastaj skllavëron popullin dhe shtetin duke i ndrydhur lirinë dhe vullnetin e tij origjinal të demokracisë burimore, si dhe ulë performancën apo rezultatet si në proceset e lëvizjes së mendimit apo vullnetit të popullit ashtu edhe të elitës politik dhe qeverisëse të shtetit.
Në kuadër të kësaj duhet nënvizuar se edhe në periudhat e ndryshme, por edhe në sistemet e dhunshme apo të egra popujt kanë ruajtur gjithnjë potencialin e tyre të lirisë dhe barazisë e që me një fjalë do të thotë atë të demokracisë, dhe në momentin kur është shembur sistemi i egër, ata menjëherë e kanë vendosur sistemin demokratike duke e vënë në dukje kështu thelbin e demokracisë dhe vullnetit të tyre.
Po ashtu edhe Kosova dhe populli i saj edhe pse ka kaluar periudhat më të vështira të historisë gjatë sundimeve të ndryshme të egra, ajo e ka ruajtur gjithmonë demokracinë brenda saj edhe pse në periudha të sistemeve të dhunshme ajo ka mund të vërehet lehtë edhe pse ende nuk i ishte vënë emri i plotë i saj në këtë rajon. Por, në momentin kur sundimet e egra u rrëzuan me fytyrë për tokë dhe të poshtëruar, atëherë u pa qartë se populli kishte ruajtur brenda vetes demokracinë e cila u shfaq në mënyrë të plotë të saj gjatë gjithë përpjekjeve të tij për liri, demokraci dhe pavarësi. Kështu që demokracia është çështje që buron nga rrënjët dhe përpjekjet e vullnetit të një populli dhe gjatë gjithë procesit ajo ndërtohet si shtëpi e fuqishme e lirisë dhe barazisë së shtetit demokratik dhe me të ardhme prosperuese.
Prandaj duke u nisur nga kjo demokracia nuk është vetëm çështje utilitiare, apo sistem që mbanë gjallë themelet e shtetit, por edhe çështje e kulturës, karakterit, moralitetit dhe imazhit të një populli dhe shteti. Pra me një fjalë populli që ka brenda tij demokracinë ai zotëron edhe kohën dhe ndryshon sistemet e ndryshme jodemokratike apo infeksionet që mund të vijnë nga anash duke lëkundur herë pas herë themelin e kësaj ndërtese të lirisë dhe barazisë së popujve.
Sidoqoftë duhet theksuar se goditjen më të madhe që mund ta marrë demokracia gjatë procesit të futjes së rrënjëve të saj në një vend është nëse politikanët dhe lidershipi shtetëror e keqkuptojnë atë dhe mundohen t’i largojnë rrënjët e saj nga mendimet e popullit, i cili e mbanë atë si gjënë më sublime në ruajtjen e potencialit të tyre për të vepruar nëse ajo keqpërdoret në vazhdimësi dhe nuk konsiderohet nga politika udhëheqëse. Apo siç shkruante shkencëtari politik dhe president i Gjermanisë së viteve 1949/59 Theodor Heuss, se “demokracia nuk është sundimi i masës, por ndërtimi, siguria dhe sprova e autoriteteve të vetëzgjedhura”. Pra qëllimi i të zgjedhurve është të ndërtojnë dhe zhvillojnë vendin, të vendoset sa më lartë siguria përball frikës dhe rrezikut, të jenë në shërbim të vendit e jo ta sundojnë atë, sepse vetëm duke shërbyer plotësohen principet e demokracisë dhe vihen në vend të duhur mendimi i popullit dhe qëllimet e tij për një të ardhme më të mirë dhe të sigurt.
Por edhe qytetarët nuk duhet heshtur nëse ata shtypen apo vërejnë se janë duke u sunduar nga të zgjedhurit e tyre në vend të shërbimit që ata duhet bërë ndaj tyre, ata nuk duhet heshtin, sepse siç shkruan politikani gjerman Wolfgang Thierse, “demokracia është në rrezik nga mosveprimi i heshtur i shumicës”, prandaj ata duhet veprojnë për të ruajtur dhe vënë në vendin e duhur vullnetin e tyre dhe mendimin e tyre për ndërtimin, ardhmërinë e shtetit dhe popullit në përgjithësi, duke i larguar nga skela e lartë e pushtetit “sunduesit” dhe duke i vënë ata që shërbejnë dhe realizojnë vullnetin e tyre në përpikëri. Dhe në momentin që populli ndëshkon dhe i zbret nga skela pushtetarët me anë të votës, e cila i mbanë ekzistencialisht në politikë dhe pushtet, ata jo vetëm që humbin pushtetin, por edhe arsyen për të menduar sërish për ngjitjen në skelë të pushtetit. Këtu vërejmë qartë se është vota e popullit, pra mendimi i tij, që mbanë në ekzistencë politikisht të zgjedhurit e tyre. Në momentin që ata janë zhgënjyer nga ta, atëherë ndëshkimi i cili mund të vije si një vullkan do të na kujtonte fjalët e publicistit dhe politikanit zviceran Peter Glotz, i cili thoshte se “demokratët (politikanët shënimi im)…frikësohen se do të mund ta humbin pushtetin (përgjithmonë shënimi im)”.
Nga kjo shihet qartë se populli është ai që garanton demokracinë dhe ndryshon gjendjen e pushtetit, ai po ashtu mban në dorë politikanët dhe ekzistencën e tyre në politikë dhe pushtet, dhe vetëm me anë të tij shteti lëviz qëndron dhe frymon, sepse fryma e popullit është demokracia. Prandaj është e udhës që pushtetarët dhe e gjithë elita politike të ngulmojnë në barazinë, lirinë dhe realizimin e vullnetit dhe mendimit të popullit, me anë të kësaj ata do ta vinin në praktik demokracinë dhe do ta bënin të dobishme për shtetin dhe ardhmërinë e të gjithë qytetarëve të saj, por gjithnjë duke i shërbyer popullit me mençuri dhe efikasitet. Po ashtu ata do të arrinin progresin e duhur, do ta forconin shtetin juridik dhe demokratik, si dhe do të shpejtonin hapat drejt proceseve të integrimit në familjen evropiane.
Sidoqoftë në fund do e përmbylli këtë shkrim me fjalët e mrekullueshme të politikanit, dramaturgut dhe nobelistit irlandez, George Bernard Shaw, i cili shkruante se “demokracia është një proces që na garanton se nuk do të qeveriset më mirë se sa ne e meritojmë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDriloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles