Lamtumirë Bekim!
Iku përgjithmonë njeri i madh i gjakut tonë, Bekimi! Deri sa po e kujtonim Bekimin, miku im më tha: “Kështu e përfundojnë këtë jetë të mëdhenjtë si Ai….Kokën e madhe e kapuçin e vogël…”
E kam takuar disa herë Bekimin, atje te “Qafa” në Prishtinë, rrinte i ulur vetëm…me botën e pafund të tijen me shikimin e pafund, dhe sodiste njerëzit, rrugën e Prishtinës, të qytetit me të cilin kurrë nuk është çmallur, nuk është kënaqur si duhet!
Aty me kafe e kalonte kohën, me ndonjë mik të rrallë që e kishte për zemër…Dhe, kur fliste Bekimi ishte aq bindës, aq i fuqishëm, sa i thellë! Por gjithmonë thuajse gufonte si vullkan! Dhe, vërehej se kishte n jë mllef, NJË FJALË TË MADHE TË PATHËNË!
Ai nuk i tha asnjëherë të gjitha, i kurseu fjalët, thuajse për botën tjetër i la! Kishte një MËLLEF për ne, për Prishtinën, për Tiranën…sepse dorën në zemër, e KISHIM lënë bukur shumë pas dore, nuk e kishim ofruar, nuk ia kishim thënë dashurinë tonë, respektin tonë që ai E MERITONTE!
E patëm harruar Bekimin e madh! A nuk është kjo hipokrizi, apo teatër pa fjalë?!
Tani na ka rënë në mend se ai vërtet paska qenë i madh, si një trung shumëshekullor, që nuk ia luan degët e lëre më rrënjët as uragani!
Ai i dinte mirë rrënjët e veta, e ato ishin të thella nëpër breza, e ai ishte një degë madhe e një Lisi që bënte dhe ën hije të madhe!
Ka merituar më shumë se HARRESËN TONË! Sepse përmes tij na njohu Bota aso kohe kur nuk dinin për ne a jemi këtu apo diku në një cep të “Maqedonisë Jugore”!?
Takimi im i parë për së afërmi me Bekimin ishte në fillim të viteve të 70- ta në godinën e vjetër të “Rilindjes”. Kolegu im (I.Kadriu) bëri një bisedë për gazetë. Dhe, në pyetjen tonë se pse është i veçantë ai dhe çfarë kishin gjetur regjisorët e jashtëm te ai, Bekimi buzëqeshi rëndë e rëndë dhe pa u hamendur me zërin e tij kumbues (si gjithmonë!) tha ;’ Po, shikoni këto rrudha, janë të një malësori”!”
Dhe, iku nga mjedisi ynë “malësori” me rrudhat e tija kar
akteristike që “shëtitën” gjithandej Botës!
Bekim, të bekoftë Zoti!
(Autori është gazetar)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe