Sundimi i ligjit ideal i lashtë shtetëror
Çështja që më së shumti i ka preokupuara mendjet filozofike dhe politike të kohës duke u nisur që nga filozofi i njohur Platoni e deri te John Rawls ka qenë qëllimi dhe rruga që ndjek një qeverisje apo shtet. Ata kanë përcjell me vëmendje të theksuar procesin e ecjes apo edhe funksionimit të shtetit, gjithashtu ata kanë analizuar në thellësi pikënisjen e qeverisjes dhe vizionin e saj deri të një pikëmbërritje qëllimore, por gjithnjë duke pasur të qartë rrugën dhe punën e mirë dhe fektive të institucioneve. Edhe pse forma e qeverisjes që nga koha e Platonit e deri te John Rawls ka ndryshuar mjaft, thelbi me të cilën ata janë marrë në kuadër të qeverisjes dhe shtetit është bazë edhe e qeverisjes së sotme demokratike dhe moderne.
Ndërsa tani është ende evidente preokupimi edhe i masës së sotme të politologëve, reflektuesve, mendimtarëve dhe intelektualëve mendjemprehtë dhe vizionarë se në ç’drejtim është duke shkuar dhe cili është qëllimi i qeverisjes dhe lidershipit të shtetit të mbikëqyrur të Kosovës. Ekziston një formulim i përgjithshëm rreth qëllimit të shtetit në vetvete se pa mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe vendosjen e themeleve të saj në ligjin, drejtësinë, kushtetutën, pastaj pa një qeverisje demokratike, efektive, efiçiente, e moralshme dhe e veshur me dinjitet është e destinuar të dështojë në pafundësi si dhe ta shkelë më dy këmbë fati i marrëzisë e i turpit politik e nacional.
Në Kosovë është instaluar një qeverisje e privilegjeve, kjo mënyrë e rrënimit të ardhmërisë dhe ky mentalitet oriental i qeverisjes po e shpalos haptas shtetin e padrejtësive të mëdha ndaj historisë, zhvillimeve ekonomike, mirëqenies qytetare dhe popullit në përgjithësi në aspiratat e tij për t’iu bashkuar familjes evropiane.
Ndërkaq është po ashtu një gjë shumë e rëndësishme që duhet të nënvizohet se qëllimi i qeverisjes së shtetit të mbikëqyrur të Kosovës në rrugëtimin e saj në proceset demokratike nuk u mbështet mbi parimin e domosdoshëm të sundimit të ligjit, demokratizimit dhe zhvillimit, por ajo sikur hoqi dorë nga ky parim dhe filloi të merrej me yçkla, egoizëm dhe privilegje personale apo të bazuar në ndonjë “ligj” të shpikur nga vetë, gjë që kjo qasje e ka quar qeverisjen e vendit në humnerën e korrupsionit dhe dekadencës në të gjitha fushat.
Duhet ditur se sundimi i ligjit është parim bazë i qeverisjes shtetërore demokratike prandaj ajo (institucionet e Kosovës) do duhej ta kishte këtë si një udhërrëfyes për veprimet e autoritetshme të shtetit, proceset demokratike dhe qëllimin e saj të punës të bazuar gjithnjë në rendin kushtetues dhe ligjin për të gjithë.
Jo rastësisht shkrimtari i njohur skocez prezbiterian Samuel Rutherford ishte ndër të parët autorë modernë që ofroi parimet teorike bazë mbi sundimin e ligjit në librin e tij politik Lex,Rex të vitit 1644, i cili arriti që të sqaronte në detaje se pse duhet ndarja e pushteteve, gjë që e bëri atë njërin nga autorët e parë modern të mbështetjes mbi sundimin e ligjit dhe rendin juridik, nga kjo ai u bë edhe pararendës i kontratës sociale.
Po ashtu më pastaj nga themelet e tij ndërtuan filozofinë politike edhe shkrimtar tjerë si Thomas Hobes pastaj John Loke dhe më vonë Montesquieu në frymën e ligjeve të vitit 1748. Prandaj çështja e sundimit të ligjit është një domosdoshmëri sepse vetëm me anë të kësaj qeverisja e një shteti vendoset në binarët e sigurt dhe ndërton ardhmërinë e saj pa frikë dhe të ndritshme, duke i vënë kështu në rregull dhe forcuar të gjitha muret e shtetit juridik e demokratik dhe proceset e sigurta në rrugën e zhvillimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Nga kjo mund themi se ligji dhe rendi duhet të fillojnë të respektohen që nga lidershipi institucional e deri të qytetari i zakonshëm sepse nëse ligjet janë bëra nga vullneti kushtetues e juridik ato duhet edhe të zbatohen dhe ky është një detyrim i madh si i shtetit ashtu edhe shoqërisë në përgjithësi.
Qëllimi i shtetit dhe qeverisjes së tij duhet të jetë që të gjitha institucionet shtetërore të saj të jenë nën ligjin dhe rendin kushtetues, pra me një fjalë t’i nënshtrohen ligjit dhe kushtetutës ashtu që të mos dalë mbi to askush, sepse nëse dilet nga këto parime udhëheqëse të shtetit dhe qeverisjes atëherë nuk flitet më për sundim të ligjit apo rendit kushtetues por kjo automatikisht shndërrohet në një qeverisje të njerëzve por pa ligje udhëheqëse dhe rend kushtetues por të bazuar sipas shpikjeve apo dëshirave të rastit dhe egoizmit ky nuk mund të quhet ndryshe veç se “qeverisje e shtetit pa busull”.
Megjithatë, është për t’u nënvizuar qartë se sundimi i ligjit është konsideruar si një ndër parakushtet për demokracinë e një vendi, dhe si i tillë, ka shërbyer si një bazë e përgjithshme për diskursin të drejtave të njeriut në mes të vendeve të cilat kanë qenë pjesë e mësimit të ABC-s së demokracisë dhe shtetit kushtetues, demokratik e modern. Koncepti i sundimit të ligjit dhe arritja e idealit të tij është i lidhur ngushtë me veprimet e dinjitetshme dhe demokratike të qeverisjes së një shteti,si dhe të një lidershipi që politikën dhe sistemin qeverisës e konsideron si brumë i dalë nga vetë vullneti kushtetues dhe rendi juridik dhe se vetëm mbi këtë bazë ajo mund të ecën mbarë duke e ndërtuar shtetin dhe zhvilluar atë në të gjitha sferat e tij.
Duke ditur se sundimi i ligjit është një ideal i lashtë edhe sot e kësaj ditë vazhdon të jetë një ndër sistemet e rregullave të rëndësishme ligjore të një shteti dhe sistemit qeverisës, po ashtu sundimi i ligjit bazohet edhe në konceptin e prezumimit të pafajësisë, se të gjithë individët janë të pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet ligjërisht. Pastaj të barazisë ligjore se të gjithë individëve i janë dhënë të drejta të barabarta, pa dallim nga reputacioni i tyre politik, social etj. Pra me një fjalë të gjithë njerëzit që nga lidershipi institucional janë të barabartë para ligjit dhe të gjithë duhet të jenë nën ligj. Kjo na kujton atë që thoshte Montesquieu se ligji "duhet të jetë si vdekja, të cilit askush. S’mund t’i shpëtojë“.
Ndërkaq në shtetin e mbikëqyrur të Kosovës vërehet një gjendje e çmendur dhe e neveritshme kjo gjendje vjen si rezultat i sindromës së korrupsionit, një fenomen ky që është bërë pengesë edhe për shumë vende tjera në rrugëtimin e tyre drejtë së ardhmes.
Dhe krejt në fund, korrupsioni në Kosovë ka qenë që nga çlirimi i vendit, e më pas, një ndër sfidat serioze të zhvillimit të vendit në rrafshin e demokracisë së shtetit juridik, ekonomisë së qëndrueshme dhe rrugëtimin e Kosovës në proceset e integrimit në strukturat euroatlantike. Mungesa e guximit dhe veprimit të luftës kundër këtij fenomeni rrënues të shtetit që nga fillim ka sjell me vete gjatë gjithë procesit që nga paslufta e këndej, dështimin si antitezë e suksesit te lidershipit te Kosovës.
Në fushën politike, korrupsioni ka dëmtuar rëndë demokracinë dhe qeverisjen e mirë, ndërsa në fushën ekonomike ka dëmtuar vendin duke e gjunjëzuar thellë në mjerim social e ekonomik. Ndërsa në kuptimin moral korrupsioni në vend ka sjell dekadentizëm dhe hedonizëm qeverisës, gjë që ka penguar proceset dhe rrugët e sistemit demokratik, ka mbyllur rrugët e frymëmarrjes shtetërore dhe ka sjell devijimin e proceseve në të gjitha fushat e saj.
Gjithashtu, shihet qartë se korrupsioni ka reduktuar përgjegjshmërinë dhe ka deformuar përfaqësimin në hartimin e politikave të shëndosha dhe zhvillimeve pozitive të shtetit të mbikëqyrur të Kosovës. Në të njëjtën kohë, korrupsioni ka minuar legjitimitetin e qeverisë së shtetit të mbikëqyrur të Kosovës dhe të vlerave të tilla demokratike, besimin dhe konceptin e të qeverisurit mirë, me efikasitet dhe me efektivitet. Kosova tani me këto dukuri te errëta më shumë po i ngjason ndonjë vendi afrikan dhe aziatik se sa ndonjë vendi që synon të zhvillohet në mënyrë të shëndetshme në të gjitha fushat si dhe të një vendi që ka si qëllim integrimin në familjen evropiane.
Sidoqoftë, është e rëndësishme që aktivizimi i misionit ndërkombëtar EULEX në sundimin e ligjit, në luftën kundër korrupsionit në vend duhet të shikohet nga të gjithë si një veprim që i kontribuon ndërtimit të shtetit, zhvillimit, demokracisë dhe ecjes së Kosovës në proceset e integrimit në strukturat euroatlantike. Gjithashtu në këtë proces tepër serioz të sundimit të ligjit, të luftës kundër korrupsionit askush nuk duhet të ketë frikë, por të inkurajohet edhe më shumë që lufta ndaj kësaj të keqe të shkojë deri në fund. Sepse vetëm kështu Kosova mund të dalë nga gjendja e errët në gjendje të ndritshme të proceseve dhe të zënies së hapit të vendeve në rrugën e integrimit në strukturat e Bashkimit Evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDriloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Ronaldo e pranon publikisht se mund t'i bashkohet Man Cityt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles