LAJMI I FUNDIT:

Anketat, si një lojë shahu me dy rezultate

Fatkeqësisht, njerëzit që flasin shqip e që aktualisht merren me politikë në Maqedoni, po bëhen peng të opinioneve publike joshqipfolëse, duke transferuar një pjesë të madhe të moralit tyre politik në një agjendë të huaj dhe aspak autoktone e autentike. Logjikisht, sipas anketës së fundit, do të duhej që Ali Ahmeti, të ndjekë kahen e kundërt të rrugës që mund ta ndante nga Gruevski, sepse opinioni shqipfolës atij ia jep verdiktin të ndjek një politikë krejt autentike dhe aspak të ndikuar nga partneri i tij i koalicionit qeverisës

Opinioni publik, i shprehur në anketën e fundit të gazetës “Dnevnik”, favorizon qëndrimet politike të qeverisë aktuale për mosndryshim të emrit. Sipas kësaj ankete, rezulton se janë mbi 50 për qind e të anketuarve maqedonas kundër ndryshimit të emrit, madje kjo edhe me çmimin e mosintegrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE. Kur është në pyetje disponimi i shqiptarëve, anketa “detekton” një grafikon krejt të kundërt, duke i nxjerrë ata favorizues të tezës për ndryshimin e emrit të shtetit, si kusht për integrim në strukturat euroatlantike. Mbi 50 për qind e të anketuarve shqiptarë janë ‘pro’ idesë së përfshirjes së atributit gjeografik në emrin e ri të Maqedonisë, duke aluduar në “Maqedonia Veriore”.

Linjat politike që mund të lexohen pasi ta kemi analizuar këtë anketë, tregojnë se Nikolla Gruevski çështjen e kontestit me Greqinë e ka përdorur më tepër për konsum të brendshëm, duke i siguruar vetes një rejting të pa ulur kundrejt oponentëve të tij politik në taborin maqedonas, sikundër e dëshmoi këtë edhe hulumtimi më i fundit i Institutit "Pavell Shatev", sipas të cilit del se kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së gëzon mbështetjen dhe popullaritetin më të madh tek maqedonasit. Secili që do të ishte në vendin e tij nuk do të ngurronte të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme, për arsye se bilanci zgjedhor që prej përpara mund të dihet.


Këto dhe hulumtime të tjera të opinionit publik, forcojnë dyshimin se koniukturat politike e qeveritare në Maqedoni, ka kohë që nuk po shërbehen me modele Perendimore të udhëheqjes dhe në vend të këtyre modeleve ata po i kopjojnë disa manire të një kohe jo të largët të politikanëve në Beograd. Atje ishte Kosova adrenalina që mbante në jetë regjimet antidemokratike dhe qytetari mesatar serb një kohë bukur të gjatë ishte i bindur se rrethanat e brendshme sociale, politike e ekonomike ishin të varura direkt nga mënyra se si kasta politike e trajtonte çështjen e Kosovës. Mosheqja dorë nga Kosova, një kohë të gjatë në Serbi ishte trajtuar nga “shkollat politike të natës” si edukim masiv për qytetarët të cilët lehtësisht zëvendësonin mungesën e bukës në sofër me mitin politik për Kosovën.

Miti për “mosndryshimin emrit” të Maqedonisë rrënjët i ka tek leximi politik i shkencës së historisë. Insistimi për ta mbajtur emrin e shtetit që është identik me emrin e një rajoni tejkufitar në Greqi, me qendër Selanikun, nuk e ka bindur deri më tani botën e dijës për legjitimitetin shkencor të tij. Zëvendësimi i legjitimitetit shkencor me manipulimin politik ka prodhuar lajthitjen më të madhe kolektive të shekujve XX dhe XXI, duke injektuar në disponimin publik “truptha” të huaj që i transmetojnë gabimisht informatat historike.

Konotacioni i emrit “Maqedoni” semantikisht mbulon një rrafsh më të gjerë gjeografik, historik, etno-gjuhësor dhe do të konsiderohej shkarje e rëndë pretendimi për ta mbyllur këtë konotacion brenda kuptimësisë politike të një ish-Republike Jugosllave, e cila lidhet gjeografikisht me një pjesë të popullit sllav që veten e quan maqedonas. Prandaj, përzierja e gjeografisë me historinë, herët a vonë shkakton konflikt dhe dualizëm brenda kuptimit shkencor për etninë, e cila duhet ta ketë kontinuitetin e gjallimit në kuadër të hapësirës gjeografike, kodit etno-psikologjik e gjuhësor dhe burimësisë historike.

Politikisht, kontinuiteti i Maqedonisë lidhet me një shtet federativ, shpërbërja e të cilit ka prodhuar një entitet të ri, i cili me automatizëm dëshiron t’i përvetësojë atributet gjeografike të një regjioni më të gjerë, po me të njejtin emër.

Gjuhësisht, kontinuiteti i Maqedonisë lidhet me një grup të madh sllavofolësish dhe me asnjë çerek dëshmie shkencore nuk është arritur të argumentohet kontinuiteti gjuhësor në mes të maqedonasve antik dhe maqedonasve të sotëm që flasin gjuhë sllave.

Disponimi publik i shqiptarëve ‘pro’ ndryshimit të emrit të Maqedonisë, nuk buron tek ndonjë prirje ksenofobike e tyre kundrejt fqinjëve të tyre maqedonas dhe më së paku duhet interpretuar këtë si armiqësi të shqiptarëve me historinë e fqinjëve të tyre. Nëse do të formulohej një pyetje tjetër ku do të kërkohej nga qytetarët e Maqedonisë të deklarojnë senzbilitetet e tyre historike kundrejt kuptimit të emrit “Maqedoni”, shqiptarët, këtu, me siguri do të mund të prijnë, sepse ata kanë shumë arsye dhe motive, të argumentuara edhe shkencërisht, për një interkasion historik në mes të Maqedonisë antike dhe kontinuitetit të formimit etno-kulturor e psikologjik të tyre.

Por, kësaj radhe, shqiptarët edhe në këtë anketë nuk shfaqën disponimin e retrospektivës, por të perspektivës, ndonëse është për t’u debatuar se sa po shfrytëzohet si kapital politik ky pragmatizëm i shqiptarëve. Fatkeqësisht, njerëzit që flasin shqip e që aktualisht merren me politikë në Maqedoni, po bëhen peng të opinioneve publike joshqipfolëse, duke transferuar një pjesë të madhe të moralit tyre politik në një agjendë të huaj dhe aspak autoktone e autentike.

Logjikisht, sipas anketës së fundit, do të duhej që Ali Ahmeti, të ndjekë kahen e kundërt të rrugës që mund ta ndante nga Gruevski, sepse opinioni shqipfolës atij ia jep verdiktin të ndjek një politikë krejt autentike dhe aspak të ndikuar nga partneri i tij i koalcionit qeverisës. Në të kundërtën, pse do të duhej shqiptarët ta deklarojnë disponimin e tyre publik, nëse ky disponim nuk prodhon kurrfarë efekti politik?

Fundja, pse relativizohet dhe nënçmohet kaq shumë mendimi publik i një popullate të konsiderueshme, madje edhe në rastet kur është në pyetje ardhmëria e një shteti të përbashkët. Pos, nëse dikush e ka ndërmend tinëz dhe prapa shpine të bëjë “shtet vetëm për vete”. Ndryshe, kësaj i thonë lojë e njëjtë shahu, por me dy rezultate.

Në trend

Më shumë
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Magazina
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Ish-lojtari i Real Madridit i dha fund karrierës dhe u bë peshkatar – ai tani është i arrestuar

Ish-lojtari i Real Madridit i dha fund karrierës dhe u bë peshkatar – ai tani është i arrestuar

Ndërkombëtare
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin

Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin

Magazina
Studentët bllokojnë rrugët në Beograd, shoferi i një veture rrit shpejtësinë dhe ia mësyn turmës – një vajzë e godet brutalisht me automjet

Studentët bllokojnë rrugët në Beograd, shoferi i një veture rrit shpejtësinë dhe ia mësyn turmës – një vajzë e godet brutalisht me automjet

Serbia
Kalo në kategori