A ka sensorë kundër paaftësive politike?
Shqiptarët këtu ka kohë që po e “luajnë” Luftën e Trojës për Helenën e munguar, e cila po nusëron me vite e vite në kabinetet kryeministrore, ndërkohë që zemërimi i akilave tanë nuk shkon përtej pragut të guximit politik, që ua cakton padroni.
Sensorët që do të përdoren, si masa parandaluese për moslejimin e glasave të pikojnë mbi kokat e heronjve maqedonas, përbëjnë sihariqin më shpresëdhënës se Maqedonia, megjithatë po ecë në hap me trendet botërore të teknologjisë. Përmendoret e Goce Dellçevit dhe të Dame Gruevit, të vendosura në sheshin e Shkupit, do të kursehen nga glasat, pikërisht falë kësaj teknologjie, sepse, siç thonë ekspertët komunal, sensorët do të jenë ata që do ta pamundësojnë aterrimin dhe fluturimin e shpendëve, mbi kokat e heronjve. Kalkulimet financiare, që i kanë bërë udhëheqësit e qytetit të Shkupit, kanë nxjerrë përfundimin se më lirë u kushton të instalojnë aparatura të tilla antiglasa, se sa të angazhohen pastrues me rrogë.
Llogaria e bërë në këtë mënyrë, nuk ka asgjë të keqe, kur është në pyetje kursimi i parave publike. Madje, novatorizmi i shprehur në këtë mënyrë tregon për një sens të zhvilluar të kryekomunarëve shkupjanë, kundrejt çështjeve që lidhen me historinë, traditën dhe lavdinë e popullit maqedonas. Me fjalë të tjera, e kaluara vazhdon të jetë preokupim kryesor i pushtetit aktual dhe çfarë fati do të ishte sikur edhe protagonistët e vuajtur, që protestojnë për çdo ditë para zyrës së Kryeministrit, të kenë ndonjë sensor-mekanizëm, që do t’ua heq nga koka gajlen e madhe të mbijetesës sociale. Për fat, ata në kokë nuk kanë glasa, por gajle. Një ditë, mbase ata shpresojnë që me gajlet e tyre do ta plehërojnë lulishten para zyrës së kryeministrit, por askush nuk garanton, se si do të luftohet aroma e kundërmimit antiqeveritar.
Kur jemi te garancitë, tani për tani, jemi të pagarantuar edhe sa i përket 17 qershorit, dita kur Këshilli i Evropës, nën kryesimin e Spanjës do të vendos, nëse Maqedonia do të ketë, apo jo datë për fillimin e negociatave me Unionin Evropian. Por, skeptikët do të marrin një përgjigje rrufe nga organizatorët e mitingut të madh që pritet të mbahet, po në sheshin e Shkupit, me rastin e 20 vjetorit të themelimit të VMRO-DPMNE. Partia në pushtet ka menduar prej përpara ta neutralizojë fiaskon në Bruksel. Në njërën anë, duke e kompensuar në Shkup paaftësinë e demonstrimit të një politikeje të mençur, në arenën diplomatike ndërkombëtare me një teatër turbo-folkloriko-politiko-provincial dhe në anën tjetër, duke e pastruar të kaluarën historike nga çdo njollë mohimi, që u vie nga jashtë a brenda, madje qoftë ajo edhe një glasë, e cila tash e tutje do të ketë trajtim vdekjeprurës nga sensorët e instaluar diku tek jelat e kuajve të Dames a Goces. Ani çka se, siç po thonë vetë historianët maqedonas, Goce dhe Dame, kurrë në jetë të tyre as me renta-car nuk kanë kalëruar kuaj.
Sa i përket kuajve, nuk ka nevojë ta themi atë që dihet se shqiptarët, këtu ka kohë që po e “luajnë” Luftën e Trojës për Helenën e munguar, e cila po nusëron me vite e vite në kabinetet kryeministrore, ndërkohë që zemërimi i akilave tanë nuk shkon përtej pragut të guximit politik, që ua cakton padroni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIa përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Jozi-Gjestit: A mundem të të marr ty për burrë?
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
Karim Adeyemi afër kalimit te gjiganti i Ligës Premier
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime