LAJMI I FUNDIT:

Alternativa politike shqiptare në Maqedoni, cila është ajo?

Në Maqedoni gjatë këtyre viteve të pluralizmit politik, kanë ndodhur tri kthesa të mëdha të ndryshimeve përmbajtjesore e cilësore në skenën e qeverisjes së partive politike të shqiptarëve. E para, në fund të vitit 1992, kur PPD si parti e parë politike shqiptare mori pjesë në ekzekutivin e Maqedonisë, e dyta kur PDSH bashkë me VMRO-DPMNE-në formoi koalicionin e parë të një pajtimi institucional kombëtar në mes të shqiptarëve e maqedonasve dhe në v. 2002, kur BDI, si zgjatim logjik e politik i ish UÇK, u ingranua në qeverinë e Maqedonisë me të gjitha performansat dhe kapacitetet e një partneri dinjitoz politik, me atribut shqiptar.

Që të tria këto momente kanë ndodhur në kontekste e rrethana të ndryshme politike, sociale e ekonomike dhe falë këtyre ndryshimeve ndodhi edhe avancimi gradual i pozitës shoqërore, politike, sociale, arsimore e kulturore të shqiptarëve të Maqedonisë.

Amplituda e ndryshimeve politike që erdhi si pasojë e pjesëmarrjes së partive politike shqiptare në pushtet, ka ndjekur një trajektore jo gjithmonë të harmonishme me kërkesat e kohës, sepse në momente të caktuara herë herë është hetuar një rënie e cilësisë së përfaqësimit politik të shqiptareve. Rëniet më të mëdha të kësaj trajektoreje janë regjistruar kah fundi i mandatit të dytë qeverisës të PPD-së në qeverinë e Branko Cërvenkovskit (1994 – 1998), pastaj në muajt e konfliktit të armatosur, në v.2001, gjatë mandatit të PDSH-së në qeveri dhe tash së fundit, hetohet, ndoshta, rënia më e madhe, kur BDI aktualisht bashkëqëveris vendin me VMRO-DPMNE-në.


Alternativa politike shqiptare në Maqedoni, cila është ajo? Nëse në një të kaluar të afërt, pushtetet ndërroheshin në saje të një trysnie paraprake me kualitete e përmbajtje substanciale, sot kjo nuk po ndodhë. Jo se nuk ka alternativë, por fitohet përshtypja se përtej marrjes së pushtetit, nuk ka ndonjë alternativë të denjë. Kritikuesit aktual të BDI-së nuk duket se kanë ndonjë strategji afatgjate për menaxhimin e kërkesave politike të shqiptarëve. Një alternativë e vërtetë, me platformë tjetër nga ajo që e ka aktualisht BDI, fatkeqësisht nuk po duket në horizont. Nëse kritikat aktuale që i bëhen partisë shqiptare në pushtet dikush i quan platformë a strategji, kjo mund të jetë lajthitja më e madhe. Me kritika të atypëratyshme, ad hoc, të prodhuara nga pakënaqësitë dhe inatet momentale, nuk bëhen platforma afatgjata.

Demokracia e Re, Partia Demokratike Shqiptare dhe disa parti të tjera, që funksionojnë kryesisht përmes komunikatave të shtypit, nuk na kanë bindur se kanë projekte afatgjata që shkojnë përtej “dëshirës së shkretë” të marrjes së pushtetit. Fatkeqësisht partitë opozitare shqiptare kanë alternativë vetëm marrjen e pushtetit, por jo edhe menaxhim e atij pushteti. Disa, madje, gjithë arsenalin e tyre të veprimit politik e kanë mbështetur në internet dhe komunikim virtual, duke u bërë kështu njëfarë facebook-u qesharak i komunikimit me fansat e tyre të dëshpëruar.

Ndenja e komoditetit që vjen nga mungesa e një strategjie efikase opozitare, e bën BDI-në të akomodohet edhe më mirë në kolltukun e status-quos. Kjo parti politike tash së fundi ka paralajmëruar se nuk do ta braktisë qeverinë e Gruevskit edhe nëse nuk gjendet një zgjidhje për emrin e Maqedonisë, edhe përkundër kërcënimit të para disa muajve.

BDI po zbutet, opozita po zmbrapset. Opozitë reale ngelë populli. Por një popull që nuk udhëhiqet, ka rrezik shumë lehtë të kalojë në anarki. Kjo, mbase, mund të ketë qenë edhe lakmia politike e disa partive politike maqedonase, të cilat me sukses kanë arritur të menaxhojnë anarkinë e shqiptarëve, duke arkëtuar pika pozitive në konton e veprimit vetanak politik. Saora, konflikti me Greqinë mund të mjegullohet përmes krijimit të situatave anarkike në Maqedoni, duke i përdorur pakënaqësitë e shqiptarëve si pretekst për të krijuar alibinë e rastit që do ta amnistonte pushtetin aktual në Shkup nga përgjegjësia e mosgjetjes së një zgjidhje të kontestit me Greqinë.

Alternativa e plogështisë, e elklektizimit politik e doktrinar dhe e moskoordinimit, mund të jetë lajtmotivi i një falenderimi publik që Gruevski dhe Ahmeti, kanë rezervuar t`ua dërgojnë kritukuesve të tyre të lodhur, deri në ngjitjen në skenë të një trysnie reale opozitare.

Në trend

Më shumë
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Magazina
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Ish-lojtari i Real Madridit i dha fund karrierës dhe u bë peshkatar – ai tani është i arrestuar

Ish-lojtari i Real Madridit i dha fund karrierës dhe u bë peshkatar – ai tani është i arrestuar

Ndërkombëtare
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin

Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin

Magazina
Studentët bllokojnë rrugët në Beograd, shoferi i një veture rrit shpejtësinë dhe ia mësyn turmës – një vajzë e godet brutalisht me automjet

Studentët bllokojnë rrugët në Beograd, shoferi i një veture rrit shpejtësinë dhe ia mësyn turmës – një vajzë e godet brutalisht me automjet

Serbia
Kalo në kategori