“Paqja” e Boris Tadiqit…
Në vend të kujtimit për vezë të ngjyrosura presidenti serb Tadiq dha mesazhe të qarta politike. Tjetër herë duhet thënë qartë të gjithëve se pa e njohur shtetin e Kosovës politika serbe bën vizita kundër pavarësisë së Kosovës, qoftë edhe të maskuara nën petkun fetar. Ky argument u deklarua plotësisht në një frazë simbolike nga goja e presidentit serb ‘’Kosova jonë në Serbinë tonë’’, mjafton për të kuptuar mesazhin e pashkëve dhe shpirtin religjioz të vizitës…
Boris Tadiqi është president i Serbisë ndërsa Kosova është shtet i pavarur. Hirësia e tij në vend që të lutej për ditët e kryqëzimit të Jezusit (lexo shqiptarëve) dhe ringjalljen e Kosovës (lexo pavarësinë e Kosovës) u lut në stilin e tij të maskuar duke deklaruar një frazë të njohur të despotit Millosheviq se ‘’Kosova është Serbi’’.
Ardhja e Tadiqit në manastirin e Deçanit ishte shantazh i hapur ndaj institucioneve të Kosovës sepse është e qartë se në vend të bekimit për festën e Pashkëve solli mallkimin e njohur shih qe 100 vite për shqiptarët dhe Kosovën… Maskimi nën petkun religjioz nuk është shenjë e panjohur në doktrinën dhe terminologjinë politike serbe, pikërisht nën këtë maskë të tejdukshme janë bërë njëmijë të zeza për një ortodoksi superiore në këto hapësira kundër katolicizmit dhe islamit…
Gabim që erdhi dhe mirë që shkoj…Nëse do ti zihej besë vetëm në një çast lajthitje paqes së Tadiqit për shqiptarët dhe serbët dhe ‘’Kosovën serbe’’ atëherë këmbëkryq hyjmë në një konflikt të ri.
Në të kundërt të kësaj ere smire sikur Serbia dhe presidenti serb Tadiq të kishin njohur shtetin e Kosovës dhe të ishin penduar realisht për netët mizore të Millosheviqt atëherë do të kishte kuptim e ardhmja në paqe e shqiptarëve dhe serbëve dhe Tadiq do të mund të deklaronte se “ka ardhur për tu lutur”… Thjeshtë për tu lutur dhe për të ndezur qirinj, cilët qirinj ndizen me thënien “në Kosovën tonë, në Serbinë tonë” besoj se e dinë edhe prania ndërkombëtare e vendosur në Kosovë…
Pra të shohim për një moment në pasqyrën e realitet me këtë vizitë dhe të kumtojmë botës shqiptare se ne realisht jemi protektorat me pavarësi të mbikëqyrur që pyetemi dhe s’pyetemi sepse në të kundërt kryeministri Thaçi do duhej të ja shkruante fjalimin Tadiqit ndërsa përfaqësuesi ndërkombëtar z. Pieter Feith të ja lexonte dhe mësonte përmendësh.
Kjo për një fakt të thjeshtë që e pamë me sytë tanë se Tadiq nuk erdhi për respekt të asnjë tradite fetare por për politikë të pastër dh atë politike me mesazhe kundër Kosovës dhe atë me një porosi të qartë për procesin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë që para se të ndryshojë orientimin e pavarësisë së Kosovës kërkon që me një vendim të mundshëm pozitiv të ndryshoj orientimin e veriut të Kosovës dhe stopimin e një numër njohjesh për Kosovën e pavarur.
Ky konstatim nuk është domosdo konstatim për të kritikuar përse u lejua Tadiq megjithatë të hynte në Kosovë, por është para së gjithash një konstatim për të u thënë miqve tanë ndërkombëtar se feja e Serbisë dhe qëndrimi zyrtar i politikës serbe është mesazhi politik kundër Kosovës para se të jetë kujdesi shpirtëror për manastire dhe kremtimi i pashkëve ortodokse, kundër të cilit nuk është askush, përkundrazi i gëzohemi lirisë fetare të secilit qytetar të Kosovës…
Athua me 27 prill për cilën Kosovë dhe cilën Serbi do të lutet presidenti serb Tadiq, do të bënin mirë kryeministri Thaçi dhe përfaqësuesi ndërkombëtar Pieter Feith t’ia tregonin Kosovën reale dhe Serbinë akoma më reale… Sa mirë do të ishte që ti lejohej hyrja përsëri Tadiqit me 27 prill dhe të lutej shpirtërisht përballë realitetit, por ai në ditë të tilla nuk lutet ndoshta e ëndërron “Kosovën tonë në Serbinë tonë”…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi
Miratohet rezoluta, OKB njeh gjenocidin në Srebrenicë
Kur Vuçiq thoshte se "për një serb të vrarë, do të vrasim njëqind myslimanë në Bosnje"
Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja
Pas miratimit në OKB, Mali i Zi arsyeton votën pro njohjes së gjenocidit serb në Srebrenicë
Milani piketon yllin e Real Madridit si transferimin e parë për verë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"
Arta Bajrami rrëfen mes lotësh se dy nga fëmijët e saj janë diagnostikuar me autizëm: Zoti mi ka çuar këta engjëj që japin dashuri pa kusht
Pamje nga plagosja me armë zjarri në Pejë
Policia në kërkim të Agron Gashit, të dyshuarit për plagosjen e mbrëmshme në Pejë
“Patericë e Kurtit” - “Hajvan, mashtrues”, eskalon debati në studio mes Mehmetajt e Berishës