LAJMI I FUNDIT:

30 për qind e të rinjve në Shqipëri, seks para moshës 16-vjeçare

30 për qind e të rinjve në Shqipëri, seks para moshës 16-vjeçare

Rreth 30% e të rinjve në Shqipëri kanë kryer marrëdhënie para moshës 16- vjeçare. Të dhënat i përkasin studimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi “Përvojat Negative të Fëmijëve”.

“Mes studentëve që kanë raportuar se kanë pasur përvoja seksuale, përqindjet e djemve që kishin filluar marrëdhëniet seksuale para ose deri në moshën 16 vjeç ka qenë dukshëm i lartë në krahasim me femrat. Përkatësisht 44.8% për meshkujt dhe 31% për femrat”, shkruhet në raportin e OBSH-së.

Gjithashtu nga studimi rezulton se deri në moshën 18 vjeç një i ri në Shqipëri kryen marrëdhënie me tre partner.

“Numri mesatar i partnerëve gjatë jetës seksuale ishte i ngjashëm mes meshkujve dhe femrave. Përkatësisht 2.95 te meshkujt dhe 2.92 te femrat. Gjithashtu nuk kishte asnjë ndryshim mes meshkujve dhe femrave me lidhje me më shumë se 3 partnerë të ndryshëm seksualë”, citohet në GSH.


Studentët që kanë lindur në fshat dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale kanë rezultuar 8.7%, ndërsa në qytet 91.3%. /Tema/Telegrafi/