Prindërit mund të ‘falënderojnë’ Paris Hiltonin, Kim Kardashianin, Pamela Andersonin dhe të tjerë. Falë tyre, videot me seks janë bërë diçka e zakonshme, deri në atë pikë sa, sipas studimeve, 1 në 10 të rinj ka bërë një të tillë...
Teknologjia është bërë pjesë e seksualitetit të të rinjve? Me sa duket, po. Të rinjtë janë rritur me celularë, internet e rrjete shoqërore dhe kjo pasqyrohet në jetën e tyre të përditshme, duke filluar nga jeta seksuale. Videove porno tradicionale u janë shtuar tashmë shfaqjet ‘live’ seksuale, ku mund të shohësh një person të zhvishet para kamerës të tij. Kjo nuk është aspak e jashtëzakonshme, vetëm se profesionistët e pornos ua kanë lënë vendin të rinjve që nuk stepen fare para gjërave të tilla. Janë ata tani që bëjnë shfaqje dhe zhvishen për të dashurën apo për të dashurin, ose thjesht për të zbavitur të tjerët dhe për të rënë në sy. Sipas një studimi të bërë në Francë, 20% e të rinjve kanë parë një shfaqje live seksuale dhe 16%, kanë bërë një të tillë.
Të rinjtë janë më të çliruar sekualisht dhe më të prirur për të guxuar. Në këtë moment, është në modë videoja seksuale; mjafton të filmohesh gjatë seancave të seksit me një kamera të thjeshtë. Sipas studimeve, 1 në 10 të rinj ka bërë një video të tillë me një ose shumë partnerë seksualë. Gjithashtu, 40% e të rinjve ëndërrojnë të bëjnë një të tillë.
Megjithatë, kjo praktikë nuk është pa rreziqe sepse…
– Videoja që i ka eksituar për 5 minuta, mund t’i bëjë të dridhen nga frika gjithë jetën.
– Nuk dihet kurrë nëse partneri do të vendosë ta hedhë videon në internet dhe kjo të kthehet në një shantazh.
– Nëse videoja publikohet në internet, të rinjtë mund të përjetojnë një kalvar të vërtetë: poshtërime, tallje, shantazhe ose kërcënime.
– Një video seksi nuk është kurrë e padëmshme, aq më tepër sepse asgjë nuk fshihet përfundimisht nga interneti. Do të ekzistojë gjithmonë dikush për ta ripostuar videon.
– Kontrollimi i imazhit në internet është bërë i ndërlikuar, bile i pamundur për këta të rinj që janë mësuar të ekspozohen.
Vitet e fundit janë shtuar shumë rastet e të rinjve që kanë vrarë veten për shkak të publikimit të videove intime, ndaj, ju lutemi, kujdes! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman

Shenjat e zodiakut që kanë aftësi të jashtëzakonshme negociuese

Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale
12 fakte të çuditshme dhe interesante për Presidentin Obama
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?