Unitedi vazhdon me fitore, triumfon ndaj Brightonit (Video)

Manchester Unitedi ka fituar ndaj Brightonit në Ligën Premier me rezultat 1-0.
Vendasit ishte dukshëm më të mirë nga fillimi deri në fund dhe kjo ishte një fitore e merituar.
Shansi i parë në takim i takoi mysafirëve, të cilët me anë të Anthony Knockaert rrezikuan në minutën e pestë.

Në minutën e 45-të dyshja Romelu Lukaku dhe Paul Pogba kishin raste të mira, por portieri Mathew Ryan nuk lejoi që rrjeta e portës së tij të tundet.
Goli i vetëm në takim erdhi pas autogolit të Lewis Dunk, i cili devijoi gjuajtjen e Ashley Young.

Në minutën e 88-të Zlatan Ibrahimovic gjuajti rrezikshëm, por jashtë, e gjitha kjo pas një aksioni të bukur.
Pas kësaj fitore Man Utd renditet në vendin e dytë me 29 pikë, kurse Brighton në pozitën e nëntë me 16 pikë.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Jose Mourinhos është ndaj Watfordit, kurse Brighton luan kundër Crystal Palace. /Telegrafi/
https://twitter.com/utdhq/status/934458803625582595
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë