LAJMI I FUNDIT:
Yllka Kuqi

Yllka Kuqi

140 Artikuj

Info

Këngëtarja Yllka Kuqi është e lindur më 26 nëntor të vitit 1982, në Gjakovë.

Talentin për muzikë, Yllka e ka të trashëguar nga babai i saj, Zeqë Kuçi, i cili është këngëtar i njohur gjithashtu.

Ka të edituar në treg dy albume: “Dhe të dua” në vitin 2013, dhe “Unplugged” në vitin 2014.

Ka fituar çmimin e dytë në festivalin “Kënga Magjike 2004” me këngën “Dhe të dua ty”, çmimin “Melodia më e mirë” për këngën “Më merr” në “Kënga Magjike 2006, dhe po të njëjtin çmim e fiton në vitin 2008 në po të njëjtin festival me këngën “Mësova nga ti”.

Yllka është martuar në vitin 2011 me drejtorin e shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, në Gjakovë, Astrit Pallaskën.

Përveçse këngëtare, Yllka është e diplomuar edhe në Fakultetin Filozofik – dega Psikologji në Prishtinë, dhe thotë se ushtron me kënaqësi profesionin e psikologes.

“E ushtroj me shumë kënaqësi dhe kjo është arsyeja që nuk kam hequr dorë nga asnjëra. Shkollimi më ka dhënë avantazhe të shumta në jetë dhe më ka përmbush personalisht, andaj e konsideroj si pasuri të madhe që e kam”, ka thënë ajo gjatë një interviste për Telegrafin, në vitin 2017.

No posts found