LAJMI I FUNDIT:
Yll Limani

Yll Limani

238 Artikuj

Info

Artisti Yll Limani është i lindur më 24 shtator të vitit 1994, në Prishtinë.

Karriera për Yllin fillon në vitin 2011, ku ai bëhet pjesë e spektaklit “The Voice of Albania”, ku përfundon në skuadrën a trajnerit Elton Deda, duke arritur kështu deri në gjysmë-finale.

Ylli shquhet si një prej artistëve më të veçantë të skenës, ngase të gjitha këngët e tij, ai i shkruan vet.

Disa nga këngët e tij më të njohura janë: “Najher”, “Shiu”, “Lart mbi yje”, “Emrin ma ke thirr”, “Dritat” (Feat. 2po2) etj.

Në vitin 2017, Ylli arrin të përfundojë me sukses studimet në Kolegjin Amerikan në Kosovë (RIT/AUK).

“Nëse talentin që të është dhuruar nuk e shfrytëzon, atëherë nuk ke jetuar”, është shprehur këngëtari Yll Limani në një intervistë për Telegrafin.

No posts found