LAJMI I FUNDIT:
2po2

2po2

144 Artikuj

Info

Besnik Canolli, i njohur për publikun me emrin e tij artistik 2po2, është i lindur më 27 korrik të vitit 1978 në Prishtinë.

Ai shquhet si një ndër reperët më të mirë shqiptarë të gjeneratës së vjetër.

Karrierën e ka filluar që në moshë të re, ndërsa albumin e parë “Nuk dorëzohem lehtë” arrin ta nxjerr në shitje në vitin 2001.

2po2, është anëtar i label-it “Authentic Entertainment”, pjesë e së cilit janë producenti Mixey dhe reperi Capital T, njëherësh nipi i tij.

Në karrierën e tij të gjatë, ai numëron shumë hite, ndër të cilat shumica janë në bashkëpunim me nipin e tij Capital T.

Disa nga këngët e tij më të famshme janë: “Thuj mirëdita djelit t’keq”, “Shqiptarka jem”, “Crazy Girl” (Feat. Flori Mumajesi), “Posh” (Feat. Capital T), “Kom ra n’dashni”, “Vibe” (Feat. Tuna dhe Dafina Zeqiri) etj.

Në fund të vitit 2016, ai publikon albumin “2020”, album ky të cilin thotë se simbolizon karrierën e tij të gjatë në tregun shqiptar.

““2020” është për dy arsye, njëra që simbolizon 20 vite karrierë, dhe e dyta për me tregu që jam në hap me kohën, por minimum katër vite përpara”, ka thënë reperi gjatë një interviste për Telegrafin.

No posts found