Mesfushori i Manchester United, Paul Scholes, ka deklaruar se Chelsea është rreziku kryesor për titullin e Ligës Premier, ndërsa e di se i rrezikshëm mund të tregohet Roberto Mancini me Manchester Cityn e tij të superpërforcuar.
“Kush do të jetë rivali më i madh për titull? Duhet të themi Chelsea. Dhe pjesa tjetër…kurrë nuk i dihet. City? Ne do të duhet të shohim çfarë do të ndodhë atje. Ata kanë blerë aq shumë lojtarë. Se a do të mund të përshtaten së bashku, pritet të shihet. Është mirë për Mançesterin që ka dy top ekipe. Është një ndryshim që nga koha kur ata ishin në Divizionin e dytë 10 vite më parë”.
“A do të na motivojnë shpenzimet e tyre? Po. Gjëja e fundit që duam është City mbi ne. Që sa jam unë këtu, kjo nuk ka ndodhur dhe shpresojmë se nuk do të ndodhë”.
“Liverpooli mund të jetë konkurrent. Varet shumë se si do ta fillojë sezonin. Gjithmonë duhet të kemi frikë nga Liverpooli. Para dy sezonesh, ata ishin shumë pranë për të na dhënë një sfidë të madhe”, ka thënë Scholes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Isha një person tjetër”, Tonali rikthehet të flas për varësinë ndaj lojërave të fatit
Anthony Martial po transferohet në Greqi, arrin marrëveshje verbale me klubin e ri
Ylli i Manchester Cityt thotë se mund të detyrohet të pensionohet nga futbolli pas këtij sezoni