LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i ushtarëve ukrainas që u zunë rob nga rusët: Na prisnin organet gjenitale me thikë

Rrëfimi i ushtarëve ukrainas që u zunë rob nga rusët: Na prisnin organet gjenitale me thikë

Ushtarët e Vladimir Putinit po praktikojnë metodat më brutale të torturimit të burgosurve të luftës në Ukrainë, të cilëve ua kanë prerë organet gjenitale me thikë në kampet e torturimit në Rusi.

Dy të mbijetuar të moshës 25 dhe 28-vjeç që ishin në burgjet e Rusisë për tre muaj, kanë folur për përvojën e tyre të hidhur ne ato që ata i quajnë kampe torturimi duke i krahasuar me diçka më të keqe sesa ferri, transmeton Telegrafi.

Dy ushtarët ukrainas që u rikthyen në vendlindje si pjesë e programit të shkëmbimit të burgosurve, dhe që më pas u intervistuan nga psikologia Anzhelika Yatsenko, 41-vjeçe, që ndihmon të rinjtë të ballafaqohen me traumat, kanë rrëfyer në detaje jetën në ato burgje të Rusisë.


Edhe rusët e pranojnë se po ka sukses ofensiva ukrainase: Ata kanë marrë nën kontroll një fshat dhe po avancojnë
Lexo po ashtu Edhe rusët e pranojnë se po ka sukses ofensiva ukrainase: Ata kanë marrë nën kontroll një fshat dhe po avancojnë

Fillimisht për muaj të tërë nuk kanë mundur të tregojnë se çfarë u ka ndodhur, duke pyetur vazhdimisht se nëse diku ekziston ferri, atëherë sigurisht se vendi ku kanë qëndruar është vet ferri.

Ata i treguan Yatsenkos se çfarë u kishte ndodhur, ndërsa ajo kishte shkuar në tualet dhe kishte qëndruar për disa minuta e mbyllur, duke mos mundur të ndalë lotët.

Ushtarët ukrainas i kishin treguar sesi ushtarët e dehur rusë ua prisnin organet gjenitale të burgosurve, duke përdorur thika nga më të ndryshmet.

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan një depo municioni të rusëve, në qytetin e pushtuar në rajonin e Khersonit
Lexo po ashtu Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan një depo municioni të rusëve, në qytetin e pushtuar në rajonin e Khersonit

Njëri nga viktimat i tha se nuk e dinte sesi ishin akoma gjallë, për faktin se kishte shumë gjakderdhje. Madje gjatë këtij akti, ushtarët rusë u thoshin se këtë po ua bëjnë me qëllim që të mos mund të kenë fëmijë.

Megjithatë, njëri prej tyre ka arritur të rikuperohet plotësisht dhe të rikthehet në detyrë – pra si ushtar i ushtrisë ukrainase. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Azia
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Kalo në kategori