LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Dita po mbyllet me dy lajme të mira

Mustafa: Dita po mbyllet me dy lajme të mira

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se kjo e enjte për përmbyllet me dy lajme të mira. Postimin e bërë në profilin e tij në Facebook, mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Po e mbyllim ditën e sotme me dy lajme shumë të mira për vendin tonë.

Republika e Kosovës është njohur zyrtarisht nga Republika e Singaporit dhe dy shtetet tona do të vendosin marrëdhënie diplomatike. Kjo njohje e çon në 113 numrin e vendeve që e njohin pavarësinë e Kosovës duke pasur rol të rëndësishëm në fuqizimin e shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë.


Lajm shumë i mirë është edhe ratifikimi në Kuvendin e Kosovës i Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e cila i mundëson Kosovës përfitimin e 78 milionë eurove, të cilat do të përdoren për hapjen e vendeve të reja të punës, zhvillimin ekonomik, luftën kundër korrupsionit dhe fuqizimin e mëtejmë të qeverisjes së mirë.

Kosova po ecën fuqishëm në rrugën e forcimit dhe zhvillimit të saj të gjithanshëm. T’i gëzohemi të gjithë sukseseve tona të përbashkëta e të njëpasnjëshme që po i arrijmë”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

WordPress › Error

Error establishing a Redis connection

To disable Redis, delete the object-cache.php file in the /wp-content/ directory.