Që nga data 8 dhjetor, qytetarët e Komunës së Prishtinës të infektuar me coronavirus janë duke aplikuar për të marrë mbështetjen financiare prej 50 euro, ndërsa pensionistët nga 100 euro.
Mirëpo, disa nga qytetarët që tashmë kanë aplikuar pohojnë se ende nuk u kanë dalë mjetet financiare. Nga Komuna e Prishtinës për Telegrafin kanë thënë se lista e përfituesve tashmë është dorëzuar në Thesarin e Shtetit.
“Komuna e Prishtinës i ka dorëzuar listat për pagesë në Thesar dhe 500 pagesat e para janë ekzekutuar tashmë”, ka thënë zëdhënësja e Komunës së Prishtinës, Miranda Mullafazliu.
Ndryshe, Komuna e Prishtinës vazhdon të prijë me numrin më të madh të rasteve me coronavirus. Aktualisht kryeqyteti ndodhet në zonën e kuqe sa i përket rasteve, ku pas orës 20:00 ndalohet lëvizja e qytetarëve si dhe ndalohet së funksionuari çdo aktivitet tjetër.
Ndërkaq, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 215 raste me coronavirus, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 309. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
Moti për pesë ditët e ardhshme
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë