Paris Saint-Germain
No posts found
I njohur më shpesh si PSG, klubi kryeqytetas ka fituar tetë tituj të Ligue 1, 12 Kupa të Francës dhe rekord prej tetë Kupash të Ligës. Po ashtu, ka fituar nëntë Trofe të Kampionëve dhe një titull të Ligue 2. Në Evropë e ka fituar ‘UEFA Cup Winners’ Cup’ dhe një Kupë Intertoto.
Në fund të viteve të gjashtëdhjeta, një grup biznesmenësh ambiciozë vendosën të krijonin një klub të madh në kryeqytetin francez. Klubi futbollistik Paris Saint-Germain u krijua më 12 gusht 1970.
Klubi menjëherë filloi të kishte ndikim, si në fushë ashtu edhe në krijimin e një numri të madh të tifozëve, të cilët krijuan bazën e tyre. Pasi e fitoi titullin e Ligue 2, u inkuadrua në Ligue 1, ku edhe e festoi përvjetorin e themelimit.
Mirëpo, në vitin 1972 ndodhi ndarja e Paris FC dhe PSG, me ç’rast klubi i parë mbeti në Ligue 1, ndërsa PSG shkoi në Division 3. Mirëpo, pas dy sezonesh u rikthye në elitën e futbollit dhe filloi të luante në Parc des Princes nga viti 1974.
TROFETË kryesore
Vendore
Ligue 1 (8): 1985–86, 1993–94, 2012–13, 2013–14, 2014–15, 2015–16, 2017–18, 2018–19.
Ligue 2 (1): 1970–71
Coupe de France (12): 1981–82, 1982–83, 1992–93, 1994–95, 1997–98, 2003–04, 2005–06, 2009–10, 2014–15, 2015–16, 2016–17, 2017–18.
Coupe de la Ligue (8): 1994–95, 1997–98, 2007–08, 2013–14, 2014–15, 2015–16, 2016–17, 2017–18.
Superkupa e Francës (7): 1995-96, 1998-99, 2013-14, 2014-15, 2015-16, 2016-17, 2017-18.
Trophee des Champions (9): 1995, 1998, 2013, 2014, 2015, 2016, 2017, 2018, 2019.
Evropiane
UEFA Cup Winners’ Cup(1): 1995–96.
UEFA Intertoto Cup (1): 2001.
Rivaliteti
‘Le Classique’, i njohur po ashtu edhe si Derby de France, është një ndeshje futbollistike ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Olympique de Marseille. Për dallim nga shumë derbi, Le Classique është duel i dy klubeve që vijnë nga dy qytetet më të mëdha franceze dhe ka të bëjë me shoqërinë dhe stilin e Parisit me atë të Marseille. Këto janë dy klubet e vetme franceze që kanë fituar në Evropë dhe kanë qenë forca dominuese, para se të merrte primatin Olympique Lyonnais për disa vite, kurse pastaj u rikthye PSG.
Nofkat
Les Rouge-et-Bleu (Kuq e Blutë)
Les Parisiens (Parisienët)
Stadiumet
Stade Municipal Georges Lefevre është një kompleks sportiv i vendosur në Camp des Loges që është qendra stërvitore e PSG-së. Pos ndeshjeve stërvitore, aty zhvillohen edhe takimet e të rinjve nga Akademia e klubit. Më herët ka qenë shtëpia e tash klubit joekzistent Stade Saint-Germain. Pas rikthimit në elitë (në vitin 1974), Parisi u vendos në Parc des Princes.
Rekordi mesatar i publikut në stadiumin e PSG-së është regjistruar gjatë sezonit 2013/2014, 45.420 spektatorë për ndeshje. Ndërsa rekordi i vizitorëve është regjistruar në vitin 1983, 49.407 spektatorë.
Faqja zyrtare e PSG-së.
Trend Sport
Promo
Reklamo këtu104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Florentino Perez planifikon t'i tronditë të gjithë me transferimin e janarit
Për herë të parë që nga nisja e luftës, Biden do t'i lejojë ekspertët ushtarakë amerikanë të riparimit të armatimit të shkojnë në Ukrainë
Barcelona është në prag të nënshkrimit të "kontratës më të mirë në botën e futbollit"
Kos: Të gjejmë rrugë të tjera nëse Kosova dhe Serbia s’pajtohen
Rezarti dhe Besforti përjashtohen nga Big Brother VIP Kosova 3
FBI dërgoi një paralajmërim: Përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Outlook janë në rrezik të madh