eksperti ad

Manchester City është vënë përballë Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve dhe dy skuadrat do të duelojnë për një vend në gjysmëfinale.

Ekspertët i konsiderojnë këto dy ekipe si të barabarta, ashtu që priten dy përballje fascinuese ndërmjet tyre në garën më të madhe evropiane për klube.


Ndeshja e parë çerekfinale zhvillohet në Parc de Princes, në kryeqytetin francez, ndërsa mediat sportive i kanë përmendur pesë pika kryesore që klubi nga Liga Premier duhet t’i fitojë kundër kampionit të Ligue 1.

ibra

  • Duhet ta ndalin Zlatan Ibrahimovicin!
  • Të shfrytëzojnë pikat e dobëta të PSG-së (Javier Pastore, Angel di Maria e Marco Veratti kanë probleme me kondicion dhe nuk janë në formën maksimale).
  • Treshja e Cityt – Kevin de Bruyne, David Silva dhe Sergio Aguero – duhet të shpërthejë.
  • Problemet me lëndime ekzistojnë edhe te City, prandaj skuadra do të shpresojë t’i ketë në formë lojtarët kyçë.
  • Rëndësia e golit si mysafir – City duhet të shënojë me çdo kusht!

toure

/Telegrafi/

telegrafi sport app