LAJMI I FUNDIT:

Benayoun: Liverpooli i gatshëm për Atleticon

Benayoun: Liverpooli i gatshëm për Atleticon

Yossi Benayoun thotë se fitorja e Liverpoolit ndaj West Ham United ka qenë ideale në prag të ndeshjes së nesërme gjysmëfinale të Europa League kundër Atletico Madrid.

Benayoun, i cili shënoi kundër ish-klubit të tij, thotë se fitorja e Ligës së Evropës tash është prioritet për Redsat.

“Gjithmonë është mirë të fitosh dhe të rikthesh vetëbesimin para një ndeshje të madhe si kjo e të enjtes. Ne jemi në formë të mirë për të udhëtuar në Madrid dhe për të fituar”.

“Ne duam të fitojmë trofe dhe jemi shumë afër, andaj duhet të bëjmë gjithçka për t’u siguruar se do të nxjerrim një rezultat të mirë para ndeshjes së kthimit”, ka thënë Benayoun. /Telegrafi/


WordPress › Error

Error establishing a Redis connection

To disable Redis, delete the object-cache.php file in the /wp-content/ directory.