Live PROTESTA NË SERBI
Protesta masive në Beograd – gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE
Përditesuar 15/03/2025 15:04
Gjatë ditës së shtunë është zhvilluar një protestë e madhe studentore në Beograd.
Sipas mediave të huaja, mbledhja e qytetarëve filloi disa orë më parë në lokacione të ndryshme në Beograd.
Po sipas tyre, i gjithë qyteti ishte i bllokuar.
Rreth orës 11:30 ka ndodhur një incident kur një makinë ka përplasur protestuesit që po shkonin drejt qendrës së qytetit.
Tre persona kanë mbetur të lënduar dhe drejtuesi i mjetit është arrestuar.
Mijëra beogradas, nga dje deri pas mesnate, pritën studentët që po mbërrinin në kryeqytet nga e gjithë vendi, duke ecur, duke vrapuar në një maratonë stafetë apo çiklizëm, me ovacione, fishekzjarre dhe përqafime.
Në kulmin e tubimit, në të gjitha lokacionet e qytetit, numri i përgjithshëm i njerëzve të mbledhur nga të gjitha anët e Serbisë dhe të atyre nga Beogradi që i mirëpritën, llogaritet të jetë me mijëra.
Ndërkohë ishte raportuar për jë përleshje pranë sheshit “Nikola Pashiq” ku një grup burrash rrahën një të ri.
Për të mësuar më shumë, Telegrafi, do ju ka mbajtur të informuar, minutë pas minute.
Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd – rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda
Evo ga efekat LRAD zvučnog topa. pic.twitter.com/lsbRAYM2yU
— Eko Straža (@EkoStraza) March 15, 2025
Vuçiq deklarohet rreth protestës masive në Beograd, pas përfundimit të saj
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në Serbi, përkatësisht protestën në Beograd.
Ai në fillim të fjalës së tij ka treguar se është mbajtur një protestë e madhe dhe nuk ka të lënduar.
“Ka disa dhjetëra persona të mbetur në gjendje të dehur që po përpiqen të sulmojnë policët dhe të gjithë të tjerët në Parkun e Pionierëve. Fillimisht dëshiroj të shpreh kënaqësinë time që në emër të të gjithë qytetarëve të Serbisë u mbajt një protestë e madhe, me energji të jashtëzakonshme dhe negative dhe zemërim dhe mllef që nuk u shpreh në dëmtime serioze ndaj autoriteteve”, citohet të ketë thënë ai.
Sipas tij, “gjithsej 44 persona janë në Qendrën Emergjente, 11 në Qendrën Spitalore Klinike Zvezdara, gjithsej 56 persona, askush nuk është i lënduar rëndë”.
Ai ka shtuar se ashkush nuk është në rrezik për jetën. /Telegrafi/
Protestat masive në Beograd kanë përfunduar, së paku “zyrtarisht”
Protestat e mëdha qytetare nisën zyrtarisht në kryeqytetin serb në orën 16:00 dhe dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën para Kuvendit të Serbisë.
Protestat dhe grumbullimi i qytetarëve në Beograd, të cilat filluan në orët e hershme të mëngjesit, zyrtarisht kanë përfunduar dhe qytetarë të shumtë dalëngadalë po shpërndahen nga sheshi Slavija dhe Kuvendi i Serbisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Studentë nga e gjithë Serbia u mblodhën deri në orën 13:00 në katër lokacione në Beograd.
Nga këto lokacione, në orën 13 janë nisur drejt Kuvendit të Serbisë, ku janë mbajtur protestat më të mëdha.
Protestat nisën zyrtarisht në orën 16:00 dhe qendra e Beogradit u bllokua plotësisht.
Rreth orës 20:00 qytetarët mbajtën 15 minuta heshtje, e cila u ndërpre për rrethana ende të paqarta.
Më pas studentët hoqën jelekët dhe njoftuan se protestat do të përfundonin që nga ai moment.
Incidentet janë regjistruar në sheshin Nikola Pashiq, para Kuvendit të Serbisë, ndërsa mediat raportojnë se një grup i caktuar nga Parku i Pionerit ka gjuajtur me shishe dhe gurë ndaj studentëve.
Megjithatë, përkundër këtij incidenti, situata nuk ka përshkallëzuar.
Studentët janë tërhequr në universitetet e tyre, xhandarmëria ka ulur mburojat dhe qytetarët pritet të largohen nga rrugët. /Telegrafi/
Studentët në bllokadë: Protesta jonë po përfundon
“Protesta e studentëve po përfundon. Rojet tona i kanë hequr jelekët. U bëjmë thirrje qytetarëve që të tërhiqen”, shkruan organizatorët në rrjetet sociale.
Grupi i quajtur “Studentët 2.0”, që i kundërshton ata, raportohet të ketë gjuajtur me gurë dhe shishe në drejtim të tyre.
MPB-ja kërkon që të ndalen të gjitha sulmet dhe provokimet ndaj policisë
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë tha se ka bërë thirrjen e fundit për ndalimin e menjëhershëm të të gjitha sulmeve dhe provokimeve ndaj punonjësve të policisë, në të kundërtën tha se policia do të ndërhyjë dhe do t’i mbrojë efektivët e saj konform ligjit.
Në deklaratë thuhet se disa incidente dhe përleshje kanë ndodhur në disa lokacione në qendër të Beogradit “midis disa pjesëmarrësve në protestë, të cilët sulmuan vazhdimisht policët, duke u përpjekur t’i pengojnë ata në kryerjen e detyrës”.
Një i ri është goditur me shishe në kokë
Një i ri është goditur me shishe në kokë. Ai kishte gjak në duar dhe lëndime në kokë, për këtë arsye ka ndërhyrë ambulanca.
Një përleshje shpërtheu pranë sheshit “Nikola Pashiq” ku një grup burrash rrahën një të ri
Incident na Trgu Nikole Pašića: Grupa muškaraca pretukla mladića. pic.twitter.com/mmm5htXuod
— НИН (@NedeljnikNIN) March 15, 2025
Policia në Beograd është urdhëruar të lëvizë drejt qendrës së qytetit
Policia në Beograd është urdhëruar të lëvizë drejt qendrës së qytetit, edhe pse ende ka mijëra njerëz në rrugë.
Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur incidente apo konflikte mes policisë dhe protestuesve.
Vetë pjesëmarrësit në protestë brohorasin “Arresto Vuçiqin” ndërsa policia kalon pranë.
Në disa lokacione në Beograd qytetarët janë ende në rrugë
Studentët janë tërhequr në fakultetet e tyre dhe në disa lokacione në Beograd qytetarët janë ende në rrugë.
Përveç sulmit ndaj studentëve në Parkun Pioneer, nuk pati incidente të tjera të mëdha apo përplasje mes demonstruesve dhe policisë.
Protesta duhej të zgjaste deri në orën 21:00, por përfundoi pas sulmit ndaj studentëve.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të flasë në orën 22:00.
Nuk munguan edhe mesazhet kundër Milorad Dodik
Mes mesazheve kundër regjimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, nuk munguan edhe mesazhet kundër Milorad Dodik, presidentit të entitetit Republika Srpska të Bosnjë dhe Hercegovinës.
Në një nga pankartat shkruhej “Dodik nuk është Republika Srpska, Vuçiq nuk është Serbia”.
Situata në rrugët e Beogradit pak çaste më parë
Kështu dukej sheshi Slavija gjatë heshtjes 15-minutëshe për 15 viktimat e shembjes së kulmit në stacionin hekurudhor të Novi Sadit
15 minuta tišine za 15 žrtava u padu nadstrešnice u Noovm Sadu. pic.twitter.com/7FtoHnvdSU
— Telegram (@TelegramHR) March 15, 2025
Vlerësimet fillestare – 500,000 njerëz në protestë
“Si dikush që mora pjesë më 5 tetor, më duhet të them se këtu ka më shumë njerëz dhe sipas bindjes sime, më shumë se 500.000 njerëz janë në protestë…”, ka thënë Bozho Preleviq, avokat dhe ish-ministër i Brendshëm të Republikës së Serbisë.
Sheshi Sllavija nëpërmjet fotografive
Qindra mijëra njerëz raportohet të jenë mbledhur në Sheshin Sllavija në qendër të Beogradit, mbrëmjen e së shtunës.
Kërkesë kryesore e protestuesve është përgjegjësia politike dhe penale për tragjedinë në Novi Sad, ku nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor të qytetit humbën jetën 15 persona, nëntorin e kaluar.
Qytetarët e mbledhur para Kuvendit të Serbisë po lëvizin drejt sheshit ku po zhvillohet pjesa kryesore e protestës
Qytetarët e mbledhur para Kuvendit të Serbisë tashmë po lëvizin drejt sheshit Slavija, ku po zhvillohet pjesa kryesore e protestës së sotme.
Vuçiq “lajmërohet” përmes Instagramit
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka bërë një postim në Instagram ndërsa në Beograd po zhvillohet një protestë e madhe kundër tij.
“Rroftë Serbia!”, ka shkruar ai, teksa shihet në një fotografi, i mbështjellë me flamurin serb.
Pamje nga rrugët e Beogradit
Kjo pamje tregon se sa masive është protesta në Beograd
Šta kaže tačkasti softver? pic.twitter.com/eHT8rsroia
— Željko Veljković (@novinarupenziji) March 15, 2025
Deklarohet policia në Serbi
Sipas vlerësimeve të policisë në Serbi, në tubimet e sotme të pikut në të gjitha lokacionet në Beograd, numri i pjesëmarrësve në tubim ka qenë rreth 107.000.
Më shumë foto nga protestat në Beograd, të cilat aktualisht janë në kulmin e tyre
Promo
Reklamo këtu
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Shokuese për Eglin, i publikohen në studio deklaratat e Gjestit në dhomën e rrëfimit ku ai thotë se nuk e dashuron dhe do të zhduket nga ajo kur të dalë jashtë

Trump kërkon mbylljen dy e mediave, veprimtarët shqiptarë: Për ne, roli i Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë do të mbetet historik

Moment i çuditshëm nga protesta në Beograd - rruga e mbushur me njerëz u zbraz në pak sekonda

Herët e fundit që Ukraina dhe Rusia ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi - çfarë shkoi keq?

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Protesta masive në Beograd - gjithçka ndodhi atje, MINUTË PAS MINUTE