Dy ushtarë ukrainas janë shpëtuar në një operacion special pasi kaluan më shumë se një vit e gjysmë të fshehur në rajonet e pushtuara nga Rusia të Ukrainës, tha marina e vendit.
Parashutistët u kthyen në shtëpi nga marina e Ukrainës, forcat e armatosura dhe ministria e Mbrojtjes, pasi morën raportime se ata kishin jetuar nën okupimin rus që nga fillimi i luftës.
Ata u plagosën rëndë ndërsa luftonin kundër trupave të Moskës dhe nuk ishin në gjendje të “dilnin vetë”, thuhet në një mesazh në Facebook.
“Gjatë gjithë kësaj kohe, ata fshiheshin ilegalisht dhe me sukses, falë vendasve”, shtoi ajo, raporton skynews.
“U vendos që të kryhej një operacion special për shpëtimin dhe evakuimin e ushtarakëve, përgatitja dhe zbatimi i të cilit iu besua njësisë speciale të Marinës Angels. Falë përpjekjeve të përbashkëta, një ditë më parë, dy ushtarakë që kishin qenë në territorin e pushtuar për më shumë se një vit e gjysmë u nxorën në territorin e kontrolluar nga Ukraina”, shkruan më tutje.
Ndryshe, ushtria ukrainase tash e disa muaj ka nisur një kundërsulm ndaj pushtuesve rusë dhe ngadalë, por sigurt, po rikthen territoret nën kontroll. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
Dy aeroplanë përplasen në pistën e aeroportit të Seattle
Ukraina dhe Rusia tashmë janë përpjekur të negociojnë, por gjërat nuk shkuan mirë
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten