Ndihmës administratorja e USAID-it, Erin E. McKee ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën që të zë vendin meritor në institucionet euroatlantike. Derisa ajo shprehu mbështetjen për vendin tonë edhe në aspektin e gjyqësorit por me theks të veçantë edhe në sektorin energjetik dhe zhvillimin ekonomik.
Këto komente E. McKee i bëri pas takimit që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së saj në Kosovës.
Ndihmës administratorja e USAID-it, Erin E. McKee theksoi se po i vije mirë që institucionet e Kosovës po bëjnë përpjekje për të rritur transparencën dhe llogaridhënien.
“Shpresa që ata ndajnë për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe përkushtimi i tyre për të ndërtuar këtë të ardhme është me të vërtetë frymëzuese, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të jenë të përkushtuara që t’i ndihmojnë Kosovës të zë vendin meritor në institucionet euroatlantike. Vizita ime këtu më bindi se partneriteti ynë është më i fuqishëm se kurdo herë. Qëllimi ynë mbetet që t’i mbështesim zgjidhjet e udhëhequra nga Kosova”.
“Qeveria e SHBA-ve mbështet qeverinë e Kosovës që t’i forcoj edhe më tej partneritetet me shoqërinë civile, me sektorin privat me të rinj dhe gjithë qytetarët, ajo që me të vërtet më erdhi mirë që dëgjova është përpjekjet për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies dhe qëllimi që duke rritur transparencën dhe llogaridhënien që institucionet qeveritare do të përmbushin premtimin që ka dhënë“, u shpreh ajo.
Ndihmës administratorja e USAID-it theksoi mbështetjen për gjyqësorin, ndërsa theksoi se Kosovën do ta ndihmojnë edhe në aspektin e furnizimit të qëndrueshëm me energji.
Ajo theksoi po ashtu se do të vazhdojnë ta mbështesin zhvillimin ekonomik në Kosovës duke i pajisur të rinjtë me shkathtësi.
“Ne do të vazhdojmë të prioritizojmë të mbështesim zhvillimin ekonomik në Kosovë t’i pajisim të rinjtë me ato shkathtësi që tu mundësojnë atyre të marrin pjesë në mënyrë më aktive në shoqëri dhe forcim të shoqërisë dhe demokracisë. Por kjo nuk mund të realizohet pa pasur një sundim të fuqishëm të ligjit i cili do t’i tërheq investimet e jashtme…përfundimisht për energjetik e ardhmja evropian e Kosovës do të varet nga një furnizim i sigurt dhe i qëndrueshëm me energji, kriza akute energjetike në Evropë e ka bërë këtë shumë të qartë”.
“Prandaj, ne do të punojmë në partneritet me Kosovën që të diversfikojmë furnizimin me energji duke rritur investimet përfshirë edhe ato të sektori privat në energji në burime të ripërtëritshme dhe do të mbështesim po ashtu edhe tranzicionin drejt dekarbonizimit. Pra, Kosova në të ardhmen duhet të ketë një sistem energjetik sa më të sigurt dhe të qëndrueshëm”, theksoi ajo.
Ndihmës administratorja e USAID-it, Erin E. McKee gjatë ditë së sotme është takuar edhe me presidenten e Kosovën, Vjosa Osmani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMiratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri