Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të vazhdojë seancën e 88-të, ku deputetët do të diskutojnë propozimin për zgjedhjen e Risto Penovit për ministër për Vetëqeverisje Lokale.
Penov për këtë pozitë u propozua pasi ish-ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski, më 20 shtator të këtij viti dha dorëheqje nga pozita e tij për arsye personale. Dorëheqja e Milevskit është konfirmuar në seancën e djeshme plenare.
Në vazhdimin e sotëm të seancës plenare të 88-të, deputetët ndër të tjera do të diskutojnë propozimet për zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe Propozimin për vendimin për rishpërndarjen e fondeve ndërmjet përdoruesve buxhetorë të pushtetit qendror. dhe ndërmjet fondeve.
Deputetët dje njëzëri dhanë mbështetjen e tyre pas procedurës së shkurtuar për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqata dhe fondacione, të paraqitur nga opozita. Nga 84 deputetë të pranishëm, të gjithë votuan “pro”. Nuk pati asnjë kundër apo abstenim.
Kuvendi, po ashtu njëzëri, me gjithsej 76 vota “për”, pa asnjë kundër apo abstenim, ka dhënë mbështetje pas procedurës së shkurtuar për miratimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për partitë politike, të paraqitur nga deputetët e partive në pushtet./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit
ISHSSH nuk ka konstatuar mangësi në trajtimin e fëmijës në spitalin e Strugës
Mickoski: 15 miliardë denarë investime të reja kapitale për komunat
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore
Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj